Fundjava e ngrohtë dhe me diell e këtij fillim-marsi duket se ka nisur sezonin e plazhit 2026 në bregdetin e Shëngjinit.
Vizitorë të shumtë duket se kanë zgjedhur të kalojnë disa orë pranë bregut të detit.
Nuk mungonin as ata që shijonin rrezet e diellit në rërë, ndërsa shumë familje dhe të rinj shfrytëzuan motin pranveror për të shijuar detin. Sipas vizitorëve, Shëngjini mbetet një nga destinacionet më tërheqëse për të kaluar fundjavën, sidomos në ditë me mot të mirë.
“Kemi ardhur që dje, dhe sot po kalojmë 8 marsin. Po hajmë një drekë, koha shumë e mirë dhe njerëz ka.”
“Ka qetësi, nuk ka dallgë. Vend i bukur vend turistik”, thanë vizitorët.
Rritja e temperaturave riktheu këtë fundjavë pushuesit e parë edhe në bregdetin e Velipojës.
“Pas thirrjes së baskisë për të pastruar bregun e detit, janë përgjigjur shumë shpejt dhe bizneset me qëllim që ta mbajnë sa më pastër dhe kjo është një gjë e mirë”, tha Sandër Vilmi, administrator i Njësisë Velipojë.
Sezoni i ardhshëm turistik pritet që edhe këtë vit të ketë një numër të madh vizitorësh, ndaj dhe bashkitë e zonave bregdetare kanë nisur punën që tani për pastrimin e hapësirave.
Komente












