'Vrava gruan, të vras edhe ty po s'më more'/ Shoferi i furgonit që u mor peng nga Fadil Kasemi dëshmon në Gjykatë

TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka zhvilluar këtë të enjte seancën e radhës për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizi. Sot ka dëshmuar Klodian Tafa, drejtuesi i automjetit me të cilin Kasemi është larguar nga vendngjarja drejt komisariatit nr.1 të policisë në kryeqytet. Tafa është shprehur se Kasemi i ka dalë përpara makinës dhe i ka kërkuar ta merrte me vete, duke i drejtuar armën me fjalët: "Kam vrarë gruan, të vras edhe ty"

Kasemi me doli para makinës. Kishte pistoletë në dorë. Me tha që do të hipte. I thashe: Nuk na lejon kompania te marrim persona te tjere. Kasemi me kercenoi duke me thene: Kam vrare gruan dhe te vras edhe ty nese nuk me merr. Hipi ne makine dhe me kerkonte te ecja, pasi na u vu pas nje motor policie. Kalova kryqezimin poshte xhamllikut me semafor te kuq. Pas kryqezimit ai hoqi karrikatorin nga pistoleta. Me poshte u futa kundravajtje drejt komisariatit nr 1. Futa mjetin ne oborrin e komisariatit. Zbriti me armen ne dore dhe aty u ndalua nga policia.

Klodian Tafa, drejtuesi i automjetit me të cilin Kasemi u largua pas krimit

Avokati i Kasemit, Ilia Ilia: Dëshmitari gënjen askush se ka marrë peng. Kërkoj ballafaqim të tij me tre policët e komisariatit nr.1 të cilët deklarojnë tjetër gjë.

Mesditën e 31 gushtit 2017, Fadil Kasemi vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare, Fildez Hafizi. Çifti kishte përfunduar në divorc pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, por ndarjen nuk e kishte pranuar Kasemi. Ai kishte tentuar edhe me herët të vriste Fildezin, në plazhin e Golemit verën e vitit 2015, por ndërhyrja e personave të tjerë e shpëtoi gjyqtaren. Edhe pse i armatosur me armë zjarri pa leje dhe në tentativë vrasje, Fadil Kasemi del nga burgu dhe dy vite më pas vret bashkëshorten gjyqtare, Fildez Hafizi, nënë e dy fëmijëve. 

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës i hoqi Kasemit kujdestarinë e dy fëmijëve dhe ia kaloi atë motrës së Fildez Hafizit. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja