KUKËS – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kollovaz të Kukësit. Një 48-vjeçar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij ndërsa është arrestuar nga policia vetë pas pas 6 orësh ndjekjeje.
Policia bën me dije se Irfan Biba ka qëlluar më armë bashkëshorten e tij Arze Biba, 35 vjec. Ngjarja u shënua në banesen e ciftit në momentin kur tre fëmijët ndodheshin aty. Gruaja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë pas ngjarjes 48-vjeçari është larguar në drejtim të paditur ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij dhe vetëm pas 6 orësh kërkimet u arrit arrestimi i tij. Nuk dihen motivet e vrasjes së nënës së tre fëmijëve ndërkohë që policia po merr në pyetje bashkëshortin e saj për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të krimit.Mësohet se Biba prej kohësh vunate nga probleme mendore e ishte shtruar disa herë në spital.
POLICIA: U PLAGOS GJATE SHKEMBIMIT TE ZJARRIT
Burime të policisë së Kukësit bëjnë me dije se 45-vjecari Irfan Biba, pas aktit të rëndë ka mbetur i plagosur gjatë rezistencës me efektivët e policisë, pasi kundërshtoi thirrjen e tyre që të dorëzohej.
Ai ka mbetur i plagosur rëndë pasi shkëmbimit të zjarrit me rreth 20 efektivë. 45-vjecari i plagosur rëndë është dërguar menjëherë në spitalin Ushtarak të Tiranës me helikopter, ku mësohet se gjendja e tij është e rëndë për jetën.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com