ERSEKE - Dita e dashurisë përfundon në tragjedi në qytetin e Ersekës. Antoneta Petri, nëna e dy fëmijëve u ekzekutua nga Fatos Kapllani, i cili më pas vrau veten.  Ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në apartamentin ku 32 vjeçarja jetonte së bashku me vajzën e saj 10 vjeçare dhe të ëmën 80 vjeçare. 

Ngjarja u shënua rreth orës 10:30 minuta në apartamentin e 32 vjeçares, kati i parë i një pallati në hyrje të Ersekës.

LETRA E DASHURISE SE KAPLLANIT PARA SE TE KRYENTE VRASJEN
Gjatë autopsisë së trupit të Fatos Kapllanit nga ekspertiza është zbuluar një letër të cilën viktima e kishte në xhepin e xhaketës.

“Kemi 4 vjet bashkë, pse më refuzon tani? Dje ishim bashkë ndërsa sot më thua jo. Do të vras”, shkruhej në rreshtat e letrës së gjatë të shkruar nga Kapllani para se të kryente vrasjen e të dashurës e më pas vetes së tij.

LETRA E FATOS KAPLLANI ME LOGO

(Foto: Letër ilustruese)


HISTORIA E DASHURISE
Korrespondentja jonë në Korçë, Dafina Ismaili e cila ka shkuar në vendngjarje raporton se mes 50 vjeçarit dhe Antonetës kishte pasur një lidhje jashtëmartesore e cila kishte zgjatur për 4 vjet. Vetë Antoneta kishte dashur t'i jepte fund lidhjes, ndërkohë që 50 vjeçari ishte kundër.  Sipas policisë çifti fillimisht është konfliktuar me njëri tjetrin dhe më pas 50 vjeçari, me profesion zjarrfikës e ka goditur me automatik.

VIKTIMAT
Shoqja e Antonetës tregon për mediat se ajo njihej si një person pozitiv në lagje, por kohët e fundit kishte konflikte me të dashurin e saj. Sipas saj Antoneta, e cila kishte pak kohë që ishte kthyer nga Greqia po kërkonte t'i jepte fund lidhjes së fshetë me Fatosin, por ai nuk pranonte.  Fatos Kapllani ishte shofer në Shërbimin Zjarrfikës, ishte i martuar dhe me dy fëmijë dhe me Antonetën kishte pasur marrëdhënie jashtëmartesore. Mësohet se Antoneta ishte e divorcuar dhe jetonte me vajzën dhe të ëmën ndërsa djali i saj jetonte me të atin

Sipas fqinjëve, Antoneta jetonte me vajzën e saj 10 vjec, e cila në momentin e krimit ndodhej në shkollë, ndërsa djalin 8 vjec e mbante ish bashkëshorti. Ngjarjen e ka parë vetëm e ëma e saj e moshuar rreth 80 vjec.  Policia vijon hetimet për zbardhjen e kësja ngjarje të rëndë, si dhe për zbardhur në detaje vrasjen e rëndë .

DESHMIA E FQINJES

"Pashë policinë që ishte te oborri dhe pyeta çfarë ka ndodhur. Nuk kemi parë asgjë. Këtë unë e njoh dilte, bënte pazare, për të punuar nuk punonte por ishte grua e mirë. Dhe unë shikoj të ëmën që kishte dalë sic ishte me rrobat e natës, e marr e vesh e ul tek dyqani dhe i bëj kafe. Kaq di unë më tutje s’di. Duart dhe këmbët i kishte tërë gjak se kishte parë çupën që ishte vrarë. Mua s’më ka treguar asgjë tani sepse nuk është në gjendje të mirë dhe e shqetësuar. Atë që e ka vrarë e njoh si djalë, se e njeh tërë qyteti. Eshtë i martuar me grua me djalë familje e rregullt. Ai punon në zjarrëfikëse. Më parë nuk e kisha parë. Të shtënat nuk i dëgjova se bëntë zhurmë llamarina dhe nuk dëgjohej gjë", - pohoi fqinja e cila kishte parë ngjarjen.