Miqtë dhe familjarët e saj e dinin në atë periudhë që Danielle ishte e dëshpëruar ndërsa ndiqte miqtë e saj më të afërt ditën e martesës. Ajo ishte beqare dhe nuk e kishte marrë ende veten nga një ndarje që kishte përjetuar 5 vite më parë.
Gjatë mbrëmjes në fjalë, Saul kishte takuar ish-in e saj, të cilin e ftoi së bashku me miqtë e tij që të vazhdonin festën në apartamentin e saj. Por edhe kur kjo tentativë e saj dështoi që të ribashkoheshin, mëngjesin e së nesërmes 31-vjeçarja vendosi t’i japë fund jetës.
Trupi i saj u gjet i pajetë tre ditë më pas, nga një shoqe që ishte shqetësuar pasi nuk kishte kontaktuar me të prej ditësh.


Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
