'Vrite tjetrin'

'Vrite tjetrin'

Foto ilustruese

Mos e bëj atë gabim me e lënë tjetrin pa e vra. Po fillove me dyshime, jo ti po un, jo un po ti, vjen tjetri të vret ty. Po vazhdove me hizitime duhet apo s'duhet ta vrasësh ti tjetrin, ta bën tjetri gropën ty.

Çlirohu nga ankthi torturues duke e vrarë ti tjetrin para se tjetri të vrasi ty. Më mirë të vuaj pak çaste ai që vritet, se përgjithmonë të dy. Vrite tjetrin pa të lëvizur qerpiku.

Edhe nëse tjetri është babai yt ose vëllai yt, ose farefisi yt, vrite tjetrin pa të lëviz qepalla. Momenti më i përshtatshëm me e vra tjetrin është ta vrasësh në gjumë.

Tjetër rast i mirë me e vra tjetrin është me bukë në gojë. Edhe me mish në ngojë s'është keq. Ta vrasësh tjetrin tu pi kafe në qef të vet, është gjithashtu e këshillueshme.

Vrite tjetrin për hiçgjë. Me kallashnikovin e fshehur, me sqepar, me sëpatën me bisht të shkurtër dhe teh rrezëllitës që e bleve një ditë në pazar për ta pasur për çdo rast, me çfarëdolloj mjeti, për çfarëdolloj arsyeje, ose pa asnjë arsye, vetëm pa e vra mos e lej.

Ik vrite tjetrin!

Mos e zgjat!

Bjeri shkurt!

Shko trokit. S'ka rëndësi nëse tjetri del te dera i veshur apo i zhveshur, me pantallona, me tuta, me pizhama, me brekë. Rëndësi ka tjetrin ta vdesësh në çast duke e godit në rruzë të qafës. Koka si bostan në dysheme. Gjaku vu.

Mos u tut nga njerëzit e shtëpisë. As të tutë, as të tjetrit që do vrasësh. S'janë më të mirë se ty, as këta as ata. Të gjithë  njësoj janë. Do kesh mirëkuptimin e tyre të plotë. Rastin për ta hequr qafe tjetrin kanë kohë që edhe ata mezi po e presin. Mos u bëj merak se do thonë që e vrave ti. Edhe Policisë edhe televizioneve do u thonë erdhi e vrau një i çmendur me kapuç të zi në kokë që u largua në drejtim të paditur.

Mos e vër në dyshim që pasi ta vrasësh ti tjetrin, do vij tjetri të vrasi ty.

Në këto ditë të vështira që po kalon Kombi, ta vrasësh ti tjetrin dhe të vrasi tjetri ty, është vepër patriotike me vlerë të pallogaritshme për brezat e ardhshëm që do mahniten me trimninë, besën dhe burrërinë e brezave të tashëm.

Ti tjetrin, tjetri ty, e kështu me radhë, mos lini human pa vrarë.

Vritini të gjithë: Nënat, baballarët, vëllezërit, motrat, miqtë, mikeshat, bijtë, bijat, nipat, mbesat, kushërinjtë, kushërirat, fshatin, qytetin, të gjithë, derisa nga Konispoli në Vermosh dhe nga Mokra në Karavasta të mbeten vetëm ata dhe ato që nuk e vrasin njëri-tjetrin, qentë, zagarët, buçet, derrat  dosat, gjarpërinjtë, nëpërkat, krimbat, zhabat, gaforret.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 13/07/2021 11:10

    A keni kontroll ne shkrimet qe botoni? Ne vend qe te nxisni miqesi pajtim dhe vellazeri nxisni vellavrasje. Edhe ne vendet me te pazhvilluara nuk gjendwt nje artikull me titull "Vrite tjetrin".

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani