Vriten dy policë bullgarë në një autobus që transportonte emigrantë

Vriten dy policë bullgarë në një autobus që transportonte emigrantë

Oficer policie në Bullgari gjatë një pike kontrolli. Foto ilustruese

Dy oficerë të policisë bullgare u vranë mëngjesin e së enjtes teksa u përpoqën të ndalonin një autobus me emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në vend, tha një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme bullgare.

Incidenti ndodhi në orën 5 të mëngjesit në qytetin Burgas pasi autobusi refuzoi të ndalonte në dy pika të njëpasnjëshme të policisë kufitare, u tha gazetarëve Stanimir Stanev. Autobusi me targa turke po transportonte 47 emigrantë, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Autobusi kishte hyrë në një zonë të banuar kur oficerët e policisë ndaluan automjetin e tyre përballë rrugës që ndodhej përpara tij. Autobusi përplasi automjetin e policisë dhe më pas kaloi sipër tij përpara se të përplasej me një stacion autobusi.

Dy efektivët që ndodheshin në makinë mbetën të vrarë në vendngjarje. Nuk raportohet për të lënduar të tjerë ndërsa ka nisur hetimi për rastin. Deri më tani, nuk është ngritur asnjë akuzë kundër shoferit, por prokurori i qarkut Georgi Chinev i quajti veprimet e shoferit një "veprim të vetëdijshëm dhe të qëllimshëm".

Bullgaria, një vend ballkanik me 7 milionë banorë, ndodhet në një prej rrugëve kryesore për emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afganistani për në Evropë. Vetëm një numër i vogël i tyre planifikojnë të qëndrojnë në anëtarin më të varfër të BE-së, duke përdorur Bullgarinë si një korridor tranziti në rrugën e tyre drejt perëndimit./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër