RUBIK-Një 24 vjecar është ekzekutuar me armë për motive hakmarrje mesnatën e sotme në qytetin e Rubikut. Viktima është Klevis Tuci, ndërsa policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe vrasësin Lulëzim Përlala. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mensatës në një lokal në periferi të Rubikut, pranë lumit Fan. Lokali ku u gjet i vrarë 24 vjecari quhet “ Klubi i minatorit”.
24 vjecari ishte duke dalë nga lokali pasi ka darkuar i vetëm kur vrasësi me një armë tip pistolete i është afruar dhe ka hapur zjarr në mënyrë të menjëherëshme në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend te dera e lokalit. Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati të tjerë të lënduar. Policia mbërriti menjëherë në vendgjarje, ku identifikoi viktimën dhe shpalli në kërkim autorin. Pista e parë e hetimit është ajo e gjakmarrjes.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com