Vritet biznesmeni i njohur në Bosnjë, në atentat mbetet i vdekur dhe një nga truprojat

Vritet biznesmeni i njohur në Bosnjë, në atentat mbetet i vdekur dhe një nga truprojat

Biznesmeni i njohur në Bosnjë e Hercegovinë, Slavisha Kruniq, është vrarë nga një pritë që iu bë afër shtëpisë së tij në Banja Llukë.

Mediat lokale raportuan se ekzekutimi ndodhi në stilin mafioz. Njëri nga sulmuesit dhe një truproje i tij mbeten gjithashtu të vrarë.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar, që u identifikua pas vrasjes, ka të kaluar kriminale si dhe ka qenë 11 vite në burg për vjedhje.

Policia gjithashtu njoftoi se e ka identifikuar sulmuesin tjetër dhe se është vënë në ndjekje të tij.

Motivi i vrasjes ende nuk është i qartë.

Kruniq ka pasur në pronësi disa biznese, përfshirë një kompani sigurimi, shërbime të teknologjisë informative si një rrjet të dyqaneve të bukës.

Disa vjet më parë, Kruniç u ankua publikisht se ai ishte nën presion nga "dikush prej skenës politike" për të shitur bizneset e tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bosnjë e Hercegovinë tha se janë të tronditur nga “vrasja brutale e biznesmenit Sllavisha Kruniq”.

“Shprehim ngushllimin tonë për familjen, kolegët dhe komunitetin e gjerë. Ne presim që autoritetet kompetente të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të hetuar krimin dhe t’i përgjigjen në mënyrë të duhur”, thuhet në një postim të ambasadës në Twitter.

Korrupsioni dhe krimi janë probleme të mëdha në Bosnje.

Organizata "Global Transparency International" e ka renditur Bosnjën midis vendeve më të këqija në Evropë në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2018./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale