Vritet edhe një tjetër shqiptar
nga Kosova në luftën në Siri

Vritet edhe një tjetër shqiptar<br />nga Kosova në luftën në Siri
Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri. Viktima sipas medieve në Kosovë është 28 vjeçari nga komuna e Ferizajt me inicialet V.Q.

Familja e të ndjerit është njoftuar të premten për ngjarjen, sipas Klan Kosovës, ndërsa ende nuk dihen më shumë detaje.
 
Nga lufta në Siri dhe në Irak kanë humbur jetën disa shqiptarë, mes tyre edhe Lavdrim Muhaxheri në muajin qershor.
 
Shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria e Lugina e Preshevës janë të pozicionuar në grupe të ndryshme radikale luftuese.
 
Përveç shqiptarëve në këtë luftë ka edhe evropianë të tjerë. 
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre