Ish-kryebashkiaku i Corte Palasio, në zonën e Lodit është gjetur i vrarë. Pierangelo Repanati është vrarë nga dy goditje me thikë në fyt.
Pierangelo Repanati, 57 vjeç, u gjet i vdekur mbrëmjen e djeshme pak pas orës 22:00 në kopshtin e shtëpisë së tij në Corte Palasio (Lodi). Kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar autoritetet , pasi dëgjuan disa britma për ndihmë, që vinin nga ai kopshti i shtëpisë së Repanatit . 57-vjeçari ishte duke ujitur kopshtin e tij kur u sulmua.
Njëri nga fqinjët nxitoi për të parë se çfarë po ndodhte dhe gjeti 57-vjeçarin të shtrirë afër derës së përparme.
Repanati, gazetar profesionist, nga viti 2004 deri në vitin 2009 ka mbajtur edhe rolin politik të kryetarit të bashkisë në Corte Palasio, ku ka qenë edhe magjistrat në detyrë në polici për anketat shkencore. Gazetari jetonte vetëm dhe aktualisht punonte si konsulent në një studio në Lodi.
“Ishte njeri i mirë, jetonte deri para disa kohësh me nënën e tij të moshuar që ndërroi jetë”, tha një prej fqinjëve.
Hetuesit së bashku me policinë po mbledhin të gjithë elementët e nevojshëm për kapjen e vrasësit të tij.