Ja si është masakruar këto ditë nga saçmet ky kaprroll (dre) i vogël, një nga llojet e rrallë që kemi në Shqipëri. Disa derra të egër të vrarë e të rreshtuar gati për t’u shitur ose gatuar në ndonjë restorant lukzoz. Këto janë fotot që ka bërë një qytetar gjatë lëvizjeve për biznesin e tij nëpër Shqipëri.

Në rrjetin e tij social, qytetari A.F. shprehet i revoltuar me këto fjalë: “Vazhdon masakra… Me ligj e ndaloni me vepra kurrë nuk ndaloni :::Vetëm vazhdoni e masakroni kudo :????” dhe ndërsa poston pamjen e kaprollit të vogël, tashmë pa jetë A.F shkruan “Me ligje jemi mire :?? Por vetëm me ligje :

gjuetia e paligjshme
Se për miqtë nuk ka ligj, gjuajnë dhe masakrojnë. Shikojeni këtë kaprolll që gjendet rrallë në Shqipëri, si e kanë katandisur. Pamjet që kanë revoltuar këtë qytetar të nderuar, do të ishte mirë të revoltonin edhe institutcionet përgjegjëse. Qytetari s’ka si ta ndalojë këtë dukuri, por institucionet munden me një të rënë të lapsit te Neni përkatës për mbrotjen e faunës shqiptare...  
gjuetia e paligjshme

gjuetia e paligjshme

Redaksia online
(S.m/shqiptarja,com)