Në orët e para të mëngjesit të sotëm, është gjetur e pajetë një këngëtare e muzikës popullore serbe. Policia serbe ka njoftuar se këngëtarja e pajetë është Jelena Krsmanovic, 33 vjeçe, e cila kishte dalë për të vrapuar. Ajo u zhduk gjatë ditës së djeshme ndërsa kishte dalë për të bërë vrap. Pas 20 orë kërkimesh policia gjeti trupin e pajetë në një kanal.

Ende janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsa Stefanoviç, ka thënë se, së shpejti do të dalë me detaje rreth vdekjes së këngëtares.

Ndërkohë familja e saj ka bërë thirrje, sipas gazetës serbe, Kurir, që të mbyllet kufiri me Kosovën pasi vrasësit mund të shkojnë në Mitrovicë për t'u fshehur.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA