Vritet me bombë gazetarja që
zbuloi skandalin Panama Papers

Gazetarja Daphne Caruana Galizia, e cila udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin në Maltë është vrarë ditën e sotme në një atentat me bombë në makinën e saj. Ajo u vra pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”.

Galizia ishte një blogere e njohur, dhe shkrimet investigative të saj tërhiqnin mijëra lexues e publikoheshin në disa nga mediat më të rëndësishme në Maltë. “Politico” e quante “gruaja Wikileaks”. gazetarja

  (Gazetarja Daphne Caruana Galizia)

Publikimet e para një viti të saj treguan për lidhjen e kryeministrit Maltez, Joseph Muscat, dhe dy nga ndihmësit e tij më të afërt, me kompani off-shore, shitjen e pasaportave malteze dhe pagesa të mara nga qeveria e Azerbajxhanit.

Muscat, pavarësisht se e kishte një kritike të ashpër gazetaren e dënoi vrasjen. "Dënoj pa rezerva këtë sulm barbar ndaj një personi dhe lirisë e shprehjes në vendin tonë," tha ai në një deklaratë televizive. "Të gjithë e dinë se znj. Caruana Galizia ishte një kritik i ashpër i imi, politikisht dhe personalisht, ashtu siç ishte edhe për të tjerët".

Presidentja malteze Marie-Louise Coleiro Preca bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë: “Në këto momente, ku vendi është i shokuar nga ky sulm i lig, bëj thirrje që çdokush të masë fjalët dhe të mos kalojë në gjykime por të tregojë solidaritet”.

Lideri i Partisë Nacionaliste, Adrian Delia, edhe ai subjekt i shkrimeve të saj invesigative, tha se vrasja ka lidhje me shkrimet e Galizias. “Kjo është një vrasje politike. Është pasojë e rrënimin të shtetit ligjor që ka ndodhur gjatë katër viteve të shkuara”. Sipas mediave të huaja, Galizia kishte denoncuar 14 ditë më parë në polici kërcënimet me vdekje në adresë të saj.

Gazetarja e njohur u vra katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, të cilat u organizuan pasi ajo akuzoi kryeministrin Joseph Muscat dhe gruan e tij për lidhje me skandalin “Pamana Papers”. Akuza e gazetares se kryeministri dhe bashkëshortja e tij kishim llogari bankare jashtë vendit për të fshehur paratë që i vinin nga sundimtarët e Azerbajxhanit, rrëzoi qeverinë, megjithëse Muskat arriti ti fitojë sërish zgjedhjet.

[gallery]24297[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave