Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Itali. Xhafer Uruçi, 62-vjeç ja vrarë me thikë gruan e tij Zenepe Uruçi, 56-vjeçe. 62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj. Ajo ka kërkuar ndihmë nga djali të cilit i ka dërguar një mesazh zanor ‘Babai po më vret’.
Zenepe Uruci , 56 vjeçe me origjinë shqiptare, por prej shumë vitesh jetonte në Terni Itali. Burri i saj Xhafer, 62 vjeç, po ashtu shqiptar, është arrestuar nga policia. Tragjedia ndodhi rreth orës 15:00 të një pasdite me diell në periferi të qytetit.
Një sherr i furishëm, klithmat e saj të dëshpëruara, ardhja e policisë me sirena që bien dhe telefonatat e kryqëzuara me djalin e saj, i cili në fakt do të kishte dëshmuar gjithçka live, ndonëse përmes telefonit.
Një mike e Zenepes ka thënë për mediat italiane se kohët e fundit ajo ka jetuar në frikë.
"Kur folëm për situatën e saj, ajo shpërtheu në lot nja dy herë. Ajo më tha 'sa më pak të jem në shtëpi aq më mirë është se atje ka një grindje të vazhdueshme'. Por burri i saj ishte xheloz dhe nuk donte që ajo të shkonte në punë, edhe nëse për të ishte një hapësirë qetësie që e ndihmonte të shkëputej. Rreth një vit më parë ka qenë një periudhë që e kemi parë me sy të nxirë për disa ditë. Asnjëherë nuk më ka pranuar e as nuk ka rrëfyer asgjë, por edhe atëherë dyshimi se ato shenja nuk kanë qenë të rastësishme ka qenë i fortë. Situata ishte përkeqësuar tash e një vit. Tensioni ishte aty dhe Zenepe ishte shpesh nervoze. Vetëm me punë, fëmijë dhe sidomos nipër e mbesa mundi të gjente pak qetësi. Burri ka probleme nga më të ndryshmet. Një situatë shumë e trishtë dhe fatkeqësisht epilogu ishte më i keqi i mundshëm. Ajo ishte e mirë, e ëmbël, e përzemërt. E gatshme për të ndihmuar të gjithë, por ndoshta ishte ajo që kishte më shumë nevojë se kushdo tjetër”, ka thënë mikja.
Viktima, e cilësuar nga të gjithë si një person miqësor dhe i shoqërueshëm, punonte në një dyqan të njohur peshku në lagje, i cili u mbyll për zi pas tragjedisë. Xhelozia e sëmurë e të shoqit do të ishte e njohur, aq sa gruaja ia kishte shprehur frikën për sharjet e burrit, e papunë, tek kontaktet e saj të drejtpërdrejta. Shkëndija e brutalitetit është ndezur pasditen e djeshme, në një pallat trekatësh pranë hekurudhës. Thirrjet e viktimës së gjorë shoqëruan mbërritjen e sirenave të policisë. Agjentët pothuajse nuk arritën ta rrëmbenin nga vdekja.
Fqinjtë në Itali kanë folur për Zenepe Uruçi, 56-vjeçarja shqiptare që u godit me thikë për vdekje nga bashkëshorti i saj. Për mediat italiane, një mik i 56-vjeçares thotë se Zejnepe Uruçi kishte debate të vazhdueshme me bashkëshortin e saj dhe se jetonte me frikë.
“Zenepja kishte kohë që jetonte me frikë” – thotë një mik i gruas. “Ajo shpesh preferonte të qëndronte më shumë në punë sesa në shtëpi, sepse thoshte se atje kishte një grindje të vazhdueshme. Gjente pak qetësi vetëm pas banakut, apo me fëmijët dhe nipërit që i adhuronte”.
Një shoqja e saj tregon se 56-vjeçarja nuk kishte treguar kurrë se dhunohej nga bashkëshorti, por për shenjat e dhunës thonte se ishin aksidentale. Policia kishte marrë shpesh njoftime për grindjet e tyre në familje, por 56-vjeçarja nuk kishte bërë asnjëherë ankesë në autoritetet përkatëse.
“Prej një viti dhe sidomos kohët e fundit ajo ishte shpesh nervoze. Nja dy herë, teksa rrëfehej, ajo fillonte të qante. Rreth 1 vit më parë ajo kishte dalë jashtë për disa ditë me një sy të zi. Nuk kishte treguar kurrë se dhunohej, por thoshte se ishte një aksident” – thotë shoqja e saj.
“Ajo ishte nga zemërmirë”- thotë një klient i dyqanit të peshkut. “E shihje se ajo kërkonte dhe dinte të jepte dashuri. Ende nuk dua ta besoj atë që ndodhi. Ajo dinte të buzëqeshte dhe të bënte shaka. Ishte një grua me vlerë të madhe. Ndoshta ajo ka duruar shumë. Nuk e di. Por në këtë pikë është gjithashtu e kotë të pyesësh, le të shpresojmë që drejtësia të marrë rrugën e saj dhe që ajo që ndodhi të jetë arsye për reflektim për të gjithë” – thotë ai.
Zenepe dhe Xhafer Uruci
Zenepe Uruci ka tentuar t'i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohet për vdekje nga bashkëshorti i saj Xhafer. 62-vjeçari ka goditur disa herë me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo, në provincën e Ternit. I pari që nxitoi në vendin e masakrës ishte djali i çiftit, i cili dëgjoi britmat e dëshpëruara të nënës së tij në telefon dhe indirekt ishte dëshmitar i vrasjes së saj.
Zenepe, 56 vjeçe, me origjinë shqiptare, i dërgoi djalit të saj një mesazh zanor: “Babi po më lëndon”! Kështu i kishte thënë ajo duke alarmuar të riun që thirri kështu të atin, duke marrë vetëm një përgjigje për tërbimet e burrit dhe në prapavijë ishin ulërimat e nënës. Një nxitim i dëshpëruar për në apartamentin e del Crociere ku jetonin të dy dhe ku shtrihej trupi tashmë i pajetë i Zenepe.