Ariu i quajtur Stefano është vrarë në mënyrë brutale në Parkun Kombëtar Abruzzo.

Është një vepër e cila është cilësuar e paligjshme nga shoqata e mbrojtjes së kafshëve në Itali WWF Italia, pasi është një trashëgimi me vlerë të paçmueshme.

Këto lloj arinjsh janë të rrallë dhe vetëm 60 prej tyre ekzistojnë.

ariu stefano

Për këtë arsye kryetari i WWF i bën apel ministrit, pasi është e papranueshme që në vitin 2013 të zhduket një specie e mbrojtur në nivel Europian dhe është akoma më e papranueshme që kjo të ndodhë brenda një zone të mbrojtur natyrore.

Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë në malin Marrone, ku mendohet se tre plumbat janë qëlluar nga persona të ndryshëm.

ariu stefano

Sipas mediave të huaja kanë qenë gjuetarë të paligjshëm.

Më pas ka qenë një ekskursionit ai që ka bërë të ditur lajmin tek autoritetet përkatëse.

(b.t/shqiptarja.com)