Vritet në një sulm me dron lideri i Al Kaedës, Al Zawahiri, një nga organizatorët e sulmeve të 11 shtatorit! Biden: U vendos drejtësia

Lideri i Al Kaedes Ayman al-Zawahiri është vrarë gjatë një operacioni amerikan kundër-terrorizmit në Afganistan.

Mediat amerikane raportojnë se Al Zawahiri ai është vrarë në një sulm me dron që është kryer nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës në kryeqytetin afgan, Kabul, të shtunën. Zyrtarët thanë se Zawahiri ishte në ballkonin e një shtëpie të sigurt kur droni qëlloi dy raketa drejt tij duke e goditur për vdekje. Anëtarët e tjerë të familjes ishin të pranishëm, por ata nuk u lënduan.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se Zawahiri kishte kryer një sërë vrasjesh dhe dhune kundër qytetarëve amerikanë. "Tani drejtësia është vendosur dhe ky lider terrorist nuk jeton më", shtoi ai.

Zawahiri mori drejtimin e Al-Kaedës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011. Ai dhe Bin Laden organizuan së bashku sulmet e 11 shtatorit dhe ishte një nga "terroristët më të kërkuar" të SHBA-së. Biden tha se kishte dhënë miratimin përfundimtar për "goditjen" ndaj liderit 71-vjeçar të Al-Kaedës pas muajsh planifikimi. Ndërkohë një zëdhënës i talebanëve ka raportuar se një sulm me dron amerikan ka ndodhur të shtunën në një zonë me banorë në Kabul. Ai e ka përshkruar sulmin si shkelje e pastër e parimeve ndërkombëtare.

Kreu i organizatës terroriste po qëndronte në ballkonin e banesës së tij në qendër të Kabulit në  momentin kur u ekzekutua. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha se asnjë nga anëtarët e familjes së 71-vjeçarit nuk pati lëndime dhe as nga civilë të tjerë. FBI-ja kishte ofruar 25 milion dollarë (20 milion £) për çdo informacion që do të çonte në kapjen e liderit terrorist, vdekja e të cilit është goditja më e madhe për Al Kaedën që kur themeluesi i saj Osama bin Laden u vra nga forcat speciale amerikane në 2011.

 

Osama Bin Laden dhe Ayman al-Zawahiri
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:03
Nga kirurg në udhëheqës të Al- Kaedës, historia e drejtuesit të organizatës terroriste që u vra nga amerikanët, një nga organizatorët e sulmeve të 11 shtatorit

Ayman al-Zawahiri,  udhëheqësi i organizatës terroriste Al KaedA, si dhe komplotuesi kryesor i sulmit terrorist të 11 shtatorit, u vra në një sulm me dron amerikan në Afganistan ditën e diel. Presidenti amerikan Joe Biden e konfirmoi vdekjen e tij ditën e hënë , duke u shprehur se  "Drejtësia  u vu vënë në vend".

Zawahiri, i cili sapo kishte mbushur 71 vjeç, mori drejtimin e AL- Kaedës, pasi forcat amerikane gjuajtën Osama bin Laden në Jalalabad të Pakistanit. 11 vjet pasi Laden u vra, Zawahiri ishte bërë një 'simbol ndërkombëtar' i grupit terrorist.

I lindur në një familje egjiptiane të shtresës së mesme studiuesish dhe mjekësh, Zawahiri u rrit dhe studioi mjekësi. Ai ishte nipi i Rabia al-Zaëahirit, imamit të madh të Al Azharit, që është qendra e mësimit islam sunit në Lindjen e Mesme dhe një nga xhamitë më të rëndësishme të Islamit. Zawahiri shërbeu tre vjet si kirurg në ushtrinë egjiptiane, por udhëtimi i tij nga një kirurg okular për t'u bërë terroristi më i kërkuar global filloi pasi ai takoi Laden në vitin 1986 dhe iu bashkua Ladenit si këshilltar dhe mjek i tij personal.

Në vitin 1993, ai mori drejtimin e Xhihadit Islamik në Egjipt dhe u bë një figurë udhëheqëse në një fushatë në mesin e viteve 1990 për të rrëzuar qeverinë dhe për të krijuar një shtet islamik purist. Ai u zbulua se ishte i përfshirë në vrasjen e mbi 1200 egjiptianëve.

Vite më vonë, Zawahiri u bë numri dy në listën e "terroristëve më të kërkuar" të shpallur nga qeveria amerikane në 2001. Në vitin 1998, Zawahiri më në fund bashkoi Xhihadin Islamik Egjiptian me Al-Kaedën. Zawahiri u akuzua për rolin e tij në bombardimet e 7 gushtit 1998, kur disa bomba shpërthyen para ambasadave amerikane në Nairobi, Kenia dhe Dar es Salaam, Tanzani, në Afrikë dhe ku  224 njerëz vdiqën në shpërthime, duke përfshirë 12 amerikanë, dhe më shumë se 4,500 njerëz u plagosën.

Kulmi i komplotit terrorist të Zawahirit erdhi më 11 shtator 2001, kur rreth 3000 njerëz u vranë në sulmet ndaj kullave binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë. Në maj 2003, Zawahiri u përfshi në sulme vetëvrasëse në Riad, Arabi Saudite, duke vrarë 23 njerëz, duke përfshirë nëntë amerikanë, disa ditë pasi u publikua një kasetë që mendohej se përmbante zërin e Zawahirit.

Zawahiri u shfaq si një 'folës i shquar' i Al-Kaedës, në vitet e fundit pasi ai u shfaq në 16 video dhe audio kaseta në vitin 2007, katër herë më shumë se Bin Laden, ndërsa grupi u përpoq të radikalizonte dhe rekrutonte muslimanë në mbarë botën. Vendndodhja e tij ishte një mister për disa vite, por besohej se ai fshihej përgjatë kufirit midis Pakistanit dhe Afganistanit.

Në janar 2006, SHBA-ja ishte përpjekur më parë të vriste Zawahirin në një sulm me raketa pranë kufirit të Pakistanit me Afganistanin. Sulmi vrau katër anëtarë të Al-Kaedës, por Zawahiri mbijetoi dhe u shfaq në video dy javë më vonë, duke paralajmëruar presidentin amerikan George W Bush se as ai dhe as "të gjitha fuqitë në tokë" nuk mund ta afronin vdekjen e tij "një sekondë më afër".

Vrasja në shënjestër e Zawahirit vjen një vit pas tërheqjes ushtarake amerikane nga Afganistani dhe marrjes së vendit nga talibanët.

/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton