Një tjetër shqiptar që luftonte për ISIS është vrarë gjatë luftimeve në Siri.
Mësohet se 24 vjeçari B.Sh është nga Saraji i Shkupit, i cili para një viti kishte shkuar vullnetarisht për të luftuar në Siri.
Lajmin tragjik familja e ka marrë një ditë më parë, se djali i tyre ka humbur jetën në luftën civile në Siri.
Sipas mediave në Maqedoni, autoritetet shtetërore të Maqedonisë, por edhe presidenti Ivanov kanë njoftuar se në luftërat në Siri dhe vendet tjera të botës gjenden mbi 60 qytetarë të Maqedonisë.
Muaj më parë në Maqedoni u zhvillua aksioni ‘Celula’ ku shtatë persona u akuzuan për pjesëmarrje në luftërat në Siri ose kanë ndihmuar për rekrutim.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com