Vritet në Siri shqiptari i ISIS 
Almir Daci, luftonte prej 2 vitesh
Arkiv/ Të gjitha lajmet për shqiptarin Almir Daci

Shqiptari nga Pogradeci, Almir Daci, i cili luftonte përkrah ISIS në Siri, është vrarë sot. Ai ishte ndër militantët e ISIS që luftonte për kuazën e tyre prej dy vitesh.
 
Lajmi për familjarët është dhënë sot në orët e pasdites, të cilët janë njoftuar nga bashkëshortja e Dacit në Siri, ndërsa nuk dihen rrethanat në të cilat ai ka humbur jetën. 


almir daci brenda 420
 
Daci u bë protagonist në qershor të vitit të kaluar, teksa përmes një videomesazhi kërcënoi shqiptarët. Daci bëri thirrje për bashkim të myslimanëve në luftë kundër armiqve të islamit dhe shtetit islamik. Sipas tij, shteti Islamik do të triumfojë dhe ata që e sulmojnë, duan ta shkatërrojnë atë. 

almir daci kryesore
 
Ndërkohë, Almir Daci akuzohej nga autoritetet shqiptare për rekrutim të personave për akte terroriste, ndërsa janë zhvilluar edhe disa procese gjyqësore në ngarkim të tij.  
 
Deri dy vite më parë, Almir Daci ishte Imam në një fshat të Pogradecit, ndërsa më pas ishte larguar drejt Sirisë, bashkë me familjen e tij, gruan dhe fëmijët.
 
Daci njihej ndryshe me emrin Al Albani, ndërsa luftonte përkrah shtetit Islamik, ISIS.  
 
Nuk dihet asgjë për fatin e familjes së tij në Siri. 

shpia almir dacit

shpia almir dacit

shpia almir dacit
Sot në mbrëmje, shtëpia e Almir Dacit në Pogradec

Redaksia Online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë do të publikojë pjesën e raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për ndërhyrjen në zgjedhje

SHBA, Departamenti i Drejtësisë do të publikojë pjesën e raportit të Prokurorit të Posaçëm Smith për ndërhyrjen në zgjedhje