Vritet në Ukrainë anëtari i ekipit të “Reuters” dhe plagosen 2 gazetarë! Britaniku u godit nga raketa që sulmoi hotelin në Kramatorsk

Vritet në Ukrainë anëtari i ekipit të “Reuters” dhe plagosen 2 gazetarë! Britaniku u godit nga raketa që sulmoi hotelin në Kramatorsk

Ryan Evans, i vrarë nga një sulm me raketë ruse, në hotelin ku qëndronte me ekipin

Vritet një tjetër anëtar i ekipit të mediave në frontin e luftës, teksa ishte në krye të detyrës për kanalin prestigjioz “Reuters”, së bashku me grupin e reporterëve në Ukrainë.

Ryan Evans u vra të dielën (25 Gusht) dhe dy gazetarë të tjerë të “Reuters” u plagosën në sulmin e ndodhur me raketë ruse ndaj hotelit "Sapphire", në qytetin e Kramatorsk. Evans punoi si konsulent sigurie për agjencinë.

Vetë agjencia “Reuters” e konfirmon ngjarjen dhe detyrën e të ndjerit, duke shpjeguar se Evans punonte si konsulent sigurie për agjencinë dhe ishte pjesë e ekipit prej 6 personash që qëndruan në hotelin e goditur me raketë nga Rusia.

Një ish-ushtar britanik, Evans kishte qenë me agjencinë që nga viti 2022 dhe këshillonte gazetarët e saj për sigurinë në mbarë botën, duke përfshirë në Ukrainën, Izraelin dhe në Lojërat Olimpike të Parisit. Ai ishte 38 vjeç, teksa rrethanat ende nuk janë publikuar.

Ryan Evans dhe një nga gazetarët në Ukrainë

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë