Në lindje të Ukrainës u vra të premten nga një shpërthim në një kafene në Donjeck, udhëheqësi i separatistëve pro-rusë në rajonin Donjeck, Aleksander Zakharchenko. Gjithashtu bëhet e ditur se lajmi u konfirmua nga media zyrtare e separtistëve.

Mirëpo agjencia e lajmeve “Donetsk” tha lajmin përmes një deklarate në ueb-faqen e saj se Zakharchenko u vra nga një shpërthim në qendër të Donjeckut.

Për vrasjen e liderit Aleksander Zakharchenko Moska ka fajësuar Kievin.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Rusisë ka deklaruar se Kievi ka vendosur të angazhohet në një “luftë të përgjakshme”.