Një person është vrarë në lagjen Dardania në Prishtinë ditën e sotme.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Po ashtu, është bastisur banesa e tij, por nuk është gjetur brenda saj.

Sipas policisë, i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës veturë dhe i dyshuari nga mbrapa  ka shtënë me armë zjarri në viktimën, mashkull i cili për pasojë ka humbur jetën.

Ka qenë zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka deklaruar se rreth orës 12:00, për rastin e ndodhur në rrugën “Bashkim Fehmiu”, dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes , është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje dhe ka ngritur dyshimin se i dyshuari dhe viktima kanë qenë brenda të njëjtës. 

“Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe specialistë për hetimin e rasteve të vrasjeve, si dhe njësiti i specializuar për ekzaminim në vend të ngjarjes. Në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit ka nisur një hetim me qëllim të sqarimit dhe ndriçimit të rrethanave dhe motiveve që kanë sjell deri te ky rast tragjik. Deri më ta i Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin e mundshëm që dyshohet të jetë shtetas i huaj, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. Aktualisht policia ka intensifikuar veprimet e saj për të zbuluar vendodhjen e të dyshuarit me qëllim kapjen e tij”, tha Borovci.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Vrasja në Prishtinë/ Policia shpall në kërkim një 53-vjeçar nga Turqia

1607282730_AtilaYaldirim.jpg

Ky është Atila Yaldirim, 53 vjeç nga Turqia i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si autor i dyshuar i vrasjes pasditen e sotme në Prishtinë.

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, kërkon nga qytetarët të ofrojnë informacione mbi vendndodhjen e këtij personi.

“Duke i falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm, në veçanti për këtë rast, po ju përcjellim fotografinë e personit të dyshuar dhe kërkojmë nga të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e personit të kërkuar ta njoftojnë policinë në numrin 192”, thuhet në njoftim.