
Ushtarët Izraelitë
Ushtria izraelite njoftoi se kanë vrarë Mohsen Abu Zina, kreun e prodhimit të armëve të Hamasit, në një sulm ajror gjatë natës.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit Abu Zina ishte "një nga zhvilluesit kryesorë të armëve të Hamasit dhe ishte ekspert në zhvillimin e armëve strategjike dhe raketave të përdorura nga terroristët".
Zëdhënësi shtoi më pas se mbrëmë "një celulë terroriste që planifikonte të lëshonte raketa antitank kundër ushtarëve" u eliminua.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Blinken refuzon thirrjet për armëpushim: Hamasi është ende në Gaza! Trupat izraelite 700 metra larg spitalit al-Shifa








