LONDER - Një 27-vjeçar shqiptar ndërroi jetë në Spitalin Broomfield Chelmsford të Londrës, të hënën pasdite. Pas sulmit të një dite më parë nga dy agresorë të shpallur në kërkim nga policia londineze, i riu shqiptar nuk mundi t’i mbijetojë dëmtimeve të marra në kokë.

Një 28-vjeçar nga Chelmsford dhe një 29-vjeçar nga Canvey janë arrestuar si të dyshuarit kryesorë për dhunimin e shqiptarit, i cili gjeti vdekjen pas lëndimeve.

Policia londineze thotë se vrasje e shqiptarit po trajtohet si një vrasje e rëndë me pasojë vdekjen dhe hetimet janë duke vazhduar.

Gjithashtu policia deklaron se për ngjarjen janë njoftuar dhe familjarët e viktimës nëpërmjet autoriteteve shqiptare.

Viktima, i cili nuk është identifikuar zyrtarisht, pas lëndimeve në kokë në rrugën “Duka” në Londër gjeti vdekjen pasi u shtrua në spital për tu kuruar.

(ar/Gre.M/Shqiptarja.com)