SHBA - Chris Kyle (foto) i njohur si snajperist vdekjeprurës në historinë e SHBA-s është qëlluar për vdekje në Teksas. Trupi i tij u gjet në një shtëpizë në Rough Creek, së bashku me një tjetër person të vdekur. Policia ka arrestuar një 25-vjeçar Eddie Ray Routh, i cili është i dyshuari kryesor i vrasjës, por deri tani është i paqartë motivi i ekzekutimit të dy personave.

Kyle, 38 vjeç shkroi në vitin 2012 librin “Snajpëri amerikan” ku rrëfeu se kishte vrarë më shumë se 250 njerëz gjatë 4 vjetëve në Irak. Por 166 viktima janë të dokumentuara nga Pentagoni gjatë luftës në Irak. 38-vjeçari ishte një prej ushtarëve më të mirë amerikanë, i cili i përket skuadrës “NAVY SEAL” dhe ka marrë disa medalje si një prej marinsave më të mirë.

Madje rebelët islamistë vendosën dhe një çmim për vrasjen e tij prej 20 mijë dollarësh. Duke folur për librin e tij, komentonte se donte të tregohej pak i penduar për viktimat.

"Çdo person që kam vrarë ishte se besoja fuqimisht se ata ishin të këqijn," tha në një intervistë për BBC pak kohë më parë. Shokët e tij i vunë nofkën "Djalli" dhe artikulli i BBC-së mbi të ngre pyetjen: "Hero apo Djall?".

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)