Vrojtimi/ 24% e familjeve me borxh, por aftësia paguese në rritje! Banka e Shqipërisë: Pritje pozitive edhe për këtë vit

Rritja e shpejtë e çmimeve, që kulmoi në vitin 2022, vijoi në 2023-shin, dhe që ende është prezente, ka ndikuar direkt në xhepin e qytetarëve. Nga një anketim me 1200 familje, (ku janë përgjigjur 1056 prej tyre), ka rezultuar se 24% e familjeve të pyetura kishin një borxh për të shlyer.

Megjithatë, në analizën e publikuar nga Banka e Shqipërisë thuhet se niveli i huamarrjes së familjeve dhe aftësia paguese e tyre paraqiten të qëndrueshme dhe pa ndryshime të rëndësishme nga periudha e mëparshme.

Rreth 83% e familjeve deklarojnë se pagesa e huasë zë ‘më pak se 30% të ardhurave mujore që ata kanë, dhe ky tregues thotë Banka e Shqipërisë është përmirësuar me 10% krahasuar me vitin 2022. Nga ana tjetër, pesha e familjeve ku ‘pagesa e huasë' tejkalon 30% të ardhurave’ është 17%.

Ndërkohë rreth 55% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese ‘nuk ka ndryshuar’ gjatë gjashtëmujorit të dytë të 2023-shit, kurse 45% e tyre thonë se situata është përkeqësuar. Por këto tregues janë në përmirësim në raport me vitin 2022, thuhet në vrojtim.

“Prirje të ngjashme paraqet edhe indeksi i pritjeve mbi aftësinë paguese për gjysmën e parë të vitit 2024, i cili ndonëse me vlerë negative, sinjalizon pritje më optimiste të familjeve krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me një vit më parë”, thotë Banka e Shqipërisë.

Ndërsa për këtë vit, familjet presin një ngadalësim të kërkesës së tyre për kredi pasi 57% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ‘nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia