Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë vizitës në Kosovë ka bërë homazhe në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç, duke vendosur kurorë me lule. Shkak i vizitës është bërë pikërisht vrasja e Ivanoviç gjatë mëngjesit të martës në datën 16 Janar. Gjatë qëndrimit të manastir, Vuçiq kërkoi që ky rast të zbardhet sa më shpejtë.

Vuçiq u tha serbëve se duhet të mbijetojnë dhe të mbeten në Kosovë, se ai erdhi për të biseduar për të garantuar sigurinë e tyre dhe qeveria e Serbisë duhet të merret me krimin dhe korrupsionin në radhët e veta.

[gallery]25367[/gallery]


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com