Vuçiç i vendosur për Kosovën:
Askush s'na ka kërkuar ta njohim

Vuçiç i vendosur për Kosovën:<br />Askush s'na ka kërkuar ta njohim
SHBA - Kryeministri serb, Aleksander Vucic është shprehur i vendosur për çështjen e Kosovës. Pas një fjalimi në Universitetin "Xhon Hopkins" në Uashington, Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do e njohë Kosovën dhe se askush nuk ka kërkuar nga Serbia që të njohë Kosovën. Vuçiç tha se nuk ka ardhur asnjë kërkesë për të njohur Kosovën dhe se një kërkesë e tillë, edhe po të vinte, nuk do të ishte aspak realiste.
 
Ai gjithashtu theksoi se pesë vende të Bashkimit Europian ende nuk e kanë njohur Kosovën. Kryeministri serb deklaroi se Serbia mbështet krijimin e marrëdhënieve të mira mes dy shoqërive, ashtu si dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Beogradit dhe Prishtinës. Vuçiç tha se mes dy vendeve diskutohet për gjithçka.
 
“Bisedimet e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë kanë çuar në zgjidhjen e shumë problemeve teknike, por çështja e njohjes se Kosovës prej Serbisë nuk është shtruar asnjëherë.”- tha Vuçiç
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji

Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji