Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç duke folur për katër marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit i cilësoi ato si të mira për serbët e Kosovës.
Vuçiç tha se marrëveshjet mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe, energjia, telekomunikacioni dhe ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, garantojnë sigurinë dhe mbijetesa e serbëve në Kosovë.
“Kemi rënë dakord për krijimin e Bashkësisë së komunave serbe. BKS do të ketë kompetenca të gjera, një president, zëvendës-president, kuvend, këshill, stemë, flamur... Do të financohet nga Serbia”, deklaroi Vuçiç në një deklaratë për Radio Televizionin e Serbisë (RTS).
Vuçiç tha se të gjitha marrëveshjet do të bëhen publike. Ai tha se delegacioni serb ka biseduar me përfaqësuesit e BE-së gjithë ditën dhe se me delegacionin kosovar ishte takuar vetëm në fund të ditës kur janë nënshkruar marrëveshjet.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com