Vuçiç: Kur vjen Erdogan dhe Rama
në Kosovë, pse mos vij unë?!
Zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vizituar sot Graçanicën, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ndër të tjera ata kanë kujtuar edhe vizitën e Ramës dhe Erdoganit në Kosovë.
PRISHTINË - Zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe ministri pa portofol përgjegjës për Kosovën, Aleksandër Vulin kanë vizituar sot Graçanicën, ku kanë mbajtur fjalime, nga iu kanë bërë thirrje serbëve, që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë listën serbe, për ta kthyer Kosovën nën sovranitetin e plotës të Serbisë. Ndër të tjera ata kanë kujtuar edhe vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe atij turk, Erdogan në Kosovë.
“Nga bashkësia ndërkombëtare më thanë që të mos e them se për kë duhet të votoni. Mirëpo, e shihni ku jam, e shihni në cilin miting marr pjesë dhe kë përkrah. Kur munden Erdogan dhe Rama të vijnë, mundem edhe unë. Provoni të më arrestoni, ndoshta mundeni e ndoshta jo, por ne të vërtetën do ta themi”, ka deklaruar Vuçiç në fjalimin para rreth 600 serbëve, duke shtuar se "erdha këtu në mesin e serbëve, e pastaj do të vizitojë manastirin e Graçanicës, ndonëse Prishtina “më ka urdhëruar” skenarin e kundërt, meqë vizitën time e konsideron fetare", ka thënë Vuçiç, citon 'Koha Ditore".
Vuçiç i ka këshilluar serbët të jenë të “mençur”. “Të luftojmë s’mundemi, as duam, puna jonë është që në paqe të sigurojmë ardhmërinë për fëmijët tanë”. Vulin ndërkaq nuk ka ardhur me “uniformë paramilitare”, raportojnë mediet serbe,
Në Graçanicë Vuçiç e Vulin me suitën kanë mbështetur Iniciativën Qytetare “Srpska”. Medat e Beogradit raportojnë për prani të numrit të madh të Policisë së Kosovës, nga dy së paku në çdo 20 metra, por njoftohet edhe për prani të policisë së EULEX-it dhe pjesëtarë të KFOR-it.
Vuçiq, duke u bërë thirrje serbëve të dalin në zgjedhjet e tre nëntorit, ka thënë se “tani po zgjedhim në mes të mundësive dhe të mbijetesës së popullit serb, nga njëra anë, dhe të të kaluarës dhe të të ardhmes shumë të pasigurt dhe të zhdukjes së popullit tonë, nga ana tjetër”. Ministri Selakoviç citohet të ketë thënë se “kush nuk është për listen ‘Serbska”, s’është për Serbinë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 1389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26
-
Veshur kuq e zi, Rita Ora uron gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë (VIDEO)
28 Nëntor, 20:20
-
Begaj pritje për Pavarësinë, mesazh politikës: Zgjedhjet të jenë shembull, mbështetje SPAK! Jemi krah Kosovës
28 Nëntor, 20:08
-
Zelensky i bën thirrje Perëndimit: Kemi nevojë për një përgjigje të fortë ndaj shantazhit të Putinit
28 Nëntor, 19:51
-
Festa e Pavarësisë/ Shkrihen 'akujt', Rama dhe Kurti qëndrojnë krah për krah në Vlorë dhe të qeshur (VIDEO)
28 Nëntor, 19:40
-
VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier e Shkodër! Qytetarët paradë me flamujt në makina
28 Nëntor, 19:40
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28
-
SHBA/ Arrestohet një burrë në Arizona që kërcënoi se do të vriste presidentin Trump dhe familjen e tij
28 Nëntor, 19:25