Vuçiç letër Mustafës: Do të qëndrojë
për vizitë në Kosovë nga 12-14 jana

Vuçiç letër Mustafës: Do të qëndrojë<br />për vizitë në Kosovë nga 12-14 jana
Në një letër dërguar Qeverisë dhe Kryeministrit të Kosovës, kryeministri serb Vuçiç kërkon ndihmën e Qeverisë sonë për eskortën policore me rastin e vizitës së tij të ardhshme në Kosovë.

Sipas burimeve të mediave kosvare Vuçiç ka planifikuar vizitën e tij në Kosovë nga 12-14 janar.
 
Ja edhe letra e plotë dërguar Qeverisë së Kosovës:
I nderuari zotëri,
Me mirësi kërkojmë ndihmën tuaj në përcjelljen e policisë për Ekipin Përgatitor të Aleksandar Vuçiqit, kryeministrit të Republikës së Serbisë. Vizita për në Kosovë është planifikuar për ditën e hënë, të martë e të mërkurë, pra prej 12 deri më 14 janar 2015.

Ju njoftojmë se Ekipi Përgatitor do të mbërrijë në vendkalimin administrative të Konçulit të hënën (12 janar), në orën 12:00.

Gjithashtu ju njoftojmë se do të informoheni më pas për detajet e tjera lidhur me aranzhimet e udhëtimit për të hënën, të martën dhe të mërkurën.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf