Vuçiç në Kosovë: Me shqiptarët, 
fqinjët tanë duam të jetojmë në paqe

Vuçiç në Kosovë: Me shqiptarët, <br />fqinjët tanë duam të jetojmë në paqe
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të qëndrojnë në Kosovë duke i siguruar ata për mbështetjen e vazhdueshme nga qeveria e Serbisë.

Ai i bëri këto komente në fillim të vizitës së tij në disa zona të banuara me shumicë serbe në Kosovë. Ai tha se Serbia ka pasur kurajën që të mbrojë dhe të ruajë atë që i takon, por më së shumti ka përprauar në paqe kur vendimet janë marrë më kokë të ftohtë.

vucic

“Me shqiptarët, fqinjët tanë, duam të jetojmë mirë. Duam të jetojmë në paqe. Kjo paqe i sjell të mira edhe njërës edhe palës tjetër”, tha ai, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve serb që të ruajnë pronat e tyre dhe të mos i shesin ato.

Duke u angazhuar për një prani më të madhe të institucioneve të Serbisë në Kosovë, ai tha se në këtë hapësirë lindin më së shumti fëmijë. “Ky është djepi ynë dhe askush nuk do të na pengojë që këtu edhe më tej të lindin fëmijë”, tha ai duke ritheksuar se duhet ndërtuar paqen.

vucic 2
Vizita e kryeministrit serb në krye të një delegacioni të qeverisë së tij ndodhë me rastin e Vitit të ri serb, një kremte sipas kalendarit të vjetër ortodoks.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, tha më herët se Prishtina ka dhënë leje për këtë vizitë që ai e ka cilësuar të natyrës “humanitare dhe fetare”.

Një pjesë e përfaqësuesve politik të serbëve të Kosovës, pohon se vizita ka edhe karakter politik, meqë në këtë mënyrë Beogradi po mbështet kandidatin e Listës serbe, një subjekt i mbështetur prej tij në zgjedhjet për kryetarin e komunës së Graçanicës, që mbahen të dielën më 18 janar.

foto

Në fillim të muajit shkurt, kryeministri serb do të takohet me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa në Bruksel, për të vazhduar bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është angazhuar në bisedime në përpjekje për të përshpejtuar integrimet e saj evropiane.


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf