“Nëse Serbia kthehet kundër Bashkimit Europian, konflikti i vjetër mund të rihapej në Ballkan, por një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur”. Kështu shprehet kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiç në një intervistë për prestigjiozen gjermane “Bild”.
 
Aleksander Vuçiç thekson se në Serbi ka pasur shumë ide të rrezikshme për stabilitetin në rajon dhe se do të ishte i shqetësuar nëse vendi i tij do të kthehej kundër BE.
 
Kreu i ekzekutivit serb deklaron se Beogradi se ka bërë zgjedhjen mes BE dhe Rusisë dhe për këtë nuk do të ketë referendum.
 
“Para zgjedhjeve parlamentare e kam bërë të qartë se objektivi i Serbisë është që të integrohemi në Bashkimin Europian dhe  populli na dha besimin me një shumicë absolute. Ne do të bëjmë gjithçka të për të arritur këtë qëllim”përfundoi ai.
 



d.b/shqiptarja.com