Vuçiç organizon në shtator ‘tryezë të
rrumbullakët’ për Kosovën 

Vuçiç organizon në shtator ‘tryezë të<br />rrumbullakët’ për Kosovën 
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në ditët e para të shtatorit do të iniciojë një dialog të gjerë kombëtar për çështjen e Kosovës, në të cilin, përveç të gjitha partive parlamentare serbe, përfaqësuesve të OJQ-ve, personaliteteve kishtare, akademike dhe të diasporës, do të përfshihen dhe intelektualë të shquar nga e gjithë sfera ideologjike – sipas “Vecernje Novosti”.

Qëllimi ambicioz i kësaj "tryeze të rrumbullakët" kombëtare  të cilën kreu i shtetit serb e paralajmëroi që kur mori detyrën, është që Serbia të dalë me një strategji homogjene për të “zgjidhur nyjën e ndërlikuar” të Kosovës.

Vuçiç, pikërisht arritjen e konsensusit të brendshëm për Kosovën dhe miratimin e Kushtetutës së re i kumtoi si një nga qëllimet kryesore të presidencës së tij.

Duke folur për Kosovën, Vuciç në “TV Hepi” tha se ai shpreson se Serbia do të ketë fuqinë për të vënë gjërat në një nivel racional, dhe se ai është i bindur se kërkimi për një zgjidhje alternative është gjë më e mirë se sa ruajtja e konflikteve të ngrira.

Ai, megjithatë, tha se është skeptik kur është fjala për mundësinë që kjo zgjidhje të gjendet./Zeri

Redaksia Online
e.m/Sqhiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin

Mandati i Xhaçkës, më 27 gusht mblidhet jashtë sesionit Këshilli për Legjislacionin