Presidenti i Serbisë Vuçiç ka deklaruar se para përfundimit të vitit do thotë mendimin e tij lidhur me Kosovën, e cila është pengesë për Beogradin për integrimin në BE.
 
Para fundit të këtij viti, do ta jap mendimin tim. Nuk mund të flas për diçka që nuk është përfundimtare.
 
Mund të flas për diçka që është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë. I njoh shqiptarët, i njoh serbët, por në qoftë se nuk do të provonim ta rregullojmë të ardhmen, atëherë nuk do të duhej të merremi me këtë punë.
 
Në qoftë se njëra palë është e kënaqur, kurse tjetra e pakënaqur, atëherë nuk ka kompromis
” ka deklaruar ai për mediat serbe. 

dy.b/shqiptarja.com