Vuçiç: Shqiptarët janë akuzuar
pa fakte për masakrën e Pejës

BEOGRAD - "Duhet të përballemi me fakte tronditëse. Shteti ka vrarë kundërshtarët politikë dhe qytetarët e tij", ka thënë një nga njerëzit më të fuqishëm politikë në Serbi, zv/kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, duke dhënë informata tronditëse për një vrasje të gjashtëfishtë të kryer në Pejë, për të cilën ishin akuzuar shqiptarët.

Në një intervistë dhënë për televizionin serb Pink, zvendëskryeminstri i Qeverisë së Serbisë, Aleksander Vuçiç ka shokuar opinionin e atjeshëm.

"Ne duhet të përballemi si shoqëri me gjëra të tmerrshme. Shteti ynë ka kryer krime monstruoze. I ka vrarë kundërshtarët politikë dhe të gjithë ata që nuk mendonin njësoj me shtetin", ka thënë Vuçiç, i cili konsiderohet personi më i fuqishem në politikën serbe.

"Shteti ka vrarë gazetarin Slavko Curuvija. Urdhërdhënësit e këtij krimi të llahtarshëm janë shëndoshë e mirë. Kjo është e tmerrshme", ka thënë Vuçiç, duke treguar gjithashtu edhe per një krim të tmerrshëm që kishte ndodhur në Pejë në vitin 1998, për të cilën ishin akuzuar dhe akuzohen shqiptarët.

"Duhet te ballafaqohemi me shume gjera te tmerrshme. Ne nje kafeteri ne Peje ne vitin 1998 ishin vrare gjashte te rinj serb. Nuk ka fakte qe krimin e kane kryer shqiptaret, sic besohet", ka thene Vucic.

Edhe atehere, edhe sot e kesaj dite opinioni publik serb i akuzon shqiptaret per kete vrasje, ku u likuiduan nxenesit: Ivan Obadovic (14), Vukote Gvozdenovic (16), Svetislava Ristic (17), Zoran Stanojevic (17), Dragan Trifovic (17) dhe studenti Ivan Radević (25).

Marrë nga Express

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati