Vuani nga ankthi, ja disa mënyra që ju ndihmojnë në lehtësimin e tij

Vuani nga ankthi, ja disa mënyra që ju ndihmojnë në lehtësimin e tij

Foto ilustruese

Zemra ju rreh fort, jeni shumë të shqetësuar dhe ndjeheni sikur nuk qetësoheni dot. Ju keni ankth dhe nuk jeni të vetmit. Ankthi (anksioziteti) është një emocion normal njerëzor të cilin e përjetojmë të gjithë, por ajo çfarë bëjmë dhe mënyra se si shpesh mendojmë ndikon pozitivisht ose negativisht në uljen ose përshkallëzimin e kësaj gjendjeje.

Ankthi është një emocion i karakterizuar nga një gjendje e pakëndshme trazimi të brendshëm, shpesh i shoqëruar nga sjellje nervoze, të tilla si ecja poshtë e lart, ankesa fizike, dhe ripërtypje. Por si luftohet ankthi?

Mendimet që lidhen me ankthin janë të pakëndshme dhe e gjithë përpjekja për t’i injoruar ato, është edhe arsyeja se përse këto mendime shtohen. Edhe është e vështirë që t’i ndalosh ato, sërish ka mënyra që funksionojnë:

Përqendrimi në frymëmarrje

Mund të duket klishe por përqendrimi në frymëmarrje mund të ndih mojë në qetësimin nga ankthi. Vendos dorën në stomak dhe përqendrohu te frymëmarrja. Numëro frymën dhe mundohu të kuptosh që nuk po ndodh asgjë e keqe dhe e rrezikshme.

Vendos këmbët në tokë

Kjo është një tjetër mënyrë e suksesshme, pasi e ndihmon trurin të kuptojë se ke vendosur kontakt me tokën dhe se po ndihesh se jeton në të tashmen.

Lëre trurin të mendojë gjërat që do të mendojë

Të ndalosh veten të mendosh ose të paramendosh gjëra që nuk kanë ndodhur ende është më të vërtetë një sforcim i trurit që ndikon në gjendjen e ankthit. Është e rëndësishme që ti ta kuptosh se truri duhet të mendojë, edhe nëse mendimet shkaktojnë ankth. Për disa minuta, përqendrohu te mendimet që po qarkullojnë në mendjen tënde dhe më pas, mos u ndiko prej tyre.

Fol me veten siç do i flisje një miku që e ke përzemër

Vet2ëbesimi dhe energjia janë shumë të rëndësishme për një mendje dhe zemër të qetë. Ndonjëherë njerëzit e ngarkojnë emocionalisht veten duke menduar gjëra larg nga realiteti dhe duke jetuar me të metat e tyre dhe jo me ato që kanë.

Pyete veten: “Çfarë do e bëjë (x) person që të ndihet më mirë?”, sidomos kur po përjeton një situatë ankthi. Të gjitha fjalët e bukura dhe mbështetëse që të vijnë në mendje, thuaja vetes.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni potestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Meloni krah Ramës pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë

Meloni krah Ramës pas emisionit 'Report' të Rai3: U linçua se ndihmoi Italinë