Vuani nga gurët në veshka? Mjeku popullor, Ylli Merja në Report Tv: Ky është çaji bimorë që i shkrin dhe i nxjerr jashtë brenda një kohe të shkurtër

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, mjeku popullor Ylli Merja solli disa nga kurat më të mira me produkte bimore për të kuruar gurët në veshka. Ai tregoi se cilat janë simptomat kryesore që tregojnë se mund të keni gurë në veshka dhe shkaktarët e faktorët e jashtëm që çojnë drejt krijimit të tyre.

Sipas tij shkaktarët kryesorë ka edhe një predispozitë që të jetë e trashëguar por kryesore sipas mjekut popullor mbetet fakti që njerëzit janë të pavëmendshëm se çfarë konsumojnë që lidhet drejpërdrejt me krijimin e tyre:

‘Njerëzit tregohen të pakujdesshëm për të pirë një ujë të lehtë, nuk ma do mendja që ndonjëri të jetë marr dhe ta peshojë në një laborator sa është forca dhe pesha specifike e tij. Pra të përdorim qoftë për gjellën, qoftë për cajrat, qoftë për të pirë, ujë sa më të lehtë me shumë pak kripra.Nëse kemi aicdiin urik të lartë në gjak duhet të mendojmë që edhe kjo bëhet një shkak për formimin e kristaleve në veshka.

Ndërsa simptomat kryesore që shkaktojnë gurët në veshka sipas mjekut alternative Ylli Merja janë disa:

"Urinim me djegie, dhimbje, urinim me vështirësi, dhimbje mesi në njërin krah dhe rëndesë, urinë me erë të keqe, shpesh urinë me gjak, dhimbje të mprehta si shpime, të padurueshme, tendencë për të vjellë"

Por sipas tij, shërimi prej tyre mund të gjendet tek bimët medicinale, vajrat dhe miksimi i tyre për të krijuar çajra të ndryshëm.

Fillimisht duhet të pijmë ujë limoni, marrim lëvoret e limonit, i ziejmë dhe i pijmë si caj. Acidet organike që ndodhen qoftë në lëkurën e limonit, qoftë në lëngun e limonit bëjnë në shplarje të veshkës, mund të pijmë një litër në ditë. Mund të bëjmë edhe një kombinim, lëvores së limonit ti shtojmë pak birrë, pak mjaltë dhe e pijmë, kjo kur oksalatet sapo kanë filluar. Tjetër caj mund të jetë, kallinj delli, rrënjën e gramit, lëvoret e limonit. Ashja është një bimë vërtet e mrekullueshme që ka në brendësinë e saj acide organike që lehtësisht shkrijnë gurët në veshka, mund të merret edhe lëvorja edhe rrënja e saj. Caji uromer, fieri i gurit që përdoret 3-4 gota në ditë, majdanozi i egër” ishin disa nga bimët kryesore që sygjeroi mjeku popullor për kurimin dhe largimin e gurëve në veshkëve.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shpetim: 03/03/2024 16:16

    Ku mund ti gjejme keto cajra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian