Vuçiç: Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

Vuçiç: Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, janë përgjegjësi e tij “sepse nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.

“Nëse ne do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, ata nuk do të vendosnin sanksione ndaj Vulinit. Po e them atë që më është thënë, që është: vendosni sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të ketë sanksione ndaj askujt”, tha Vuçiq për televizionin Pink më 13 korrik.

Ai nuk tregoi nëse Vulin do të zëvendësohet nga udhëheqja e BIA-s. Vuçiq deklaroi se sanksionet nuk kanë të bëjnë asgjë me armë apo drogë.

“Nëse ata ofrojnë ndonjë dëshmi të vlefshme, ne do ta ndjekim penalisht Vulinin. Por, këtu nuk ka asgjë, situata me Rusinë është problemi”, tha Vuçiç.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Vulinit më 11 korrik. Ai dyshohet se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të drogës si dhe për lidhje me Rusinë. Duke folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç tha se Serbia deri më tani “ka rezistuar” që ta marrë këtë vendim.

“Nuk e di nëse do të mund të vazhdojmë të qëndrojmë [pa vendosur sanksione ndaj Rusisë]”, tha Vuçiç.

Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Pse është sanksionuar Vulini?

Departamenti amerikan i Thesarit ka thënë se Vulin është përfshirë në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”. Sipas SHBA-së, Vulin është përfshirë në krim të organizuar transatlantik, në operacionet joligjore narkotike dhe në keqpërdorim të detyrës zyrtare. Vulinin po ashtu akuzohet se ka “avancuar” korrupsionin brenda institucioneve qeverisëse serbe.

“Ai ka përdorur pozitat publike për të mbështetur Rusinë, për të lehtësuar aktivitetin malinj të Rusisë që degradon sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanin Perëndimor dhe i ofron Rusisë një platformë për të përhapur më tej ndikimin e saj në rajon”, është thënë në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja