Vuçiç shpall fitoren në zgjedhjet e Serbisë! Shaip Kamberi drejt konfirmimit si deputet

Presidenti aktual i Serbisë dhe lideri i Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiç, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të mbajtura më 3 prill.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga organizatat joqeveritare në Serbi, IPSOS/CeSid, kandidati i Partisë Përparimtare Serbe dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka fituar 59.8 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 3 prill.

Këto të dhëna dalin pas përpunimit të 55.6 për qind të votave, që i japin Vuçiçit edhe një mandat pesëvjeçar në krye të Serbisë.

Presidenti mund të zgjidhet në rundin e parë nëse merr më shumë se 50 për qind të votave të vlefshme. Në të kundërtën, dy kandidatët me më së shumti vota përballen në rundin e dytë të balotazhit.

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga IPSOS/CeSid, në bazë të 62.5 për qind të votave të përpunuara, lista "Aleksandar Vuçiq - Së bashku mund të bëjmë gjithçka" ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare, përkatësisht 43.6 për qind.

Ndërkaq, koalicioni opozitar "Të bashkuar për fitore" pritet të dalë partia e dytë parlamentare me 12.9 për qind të votave.

Partneri i koalicionit të SNS-së, Partia Socialiste e Serbisë, sipas rezultateve paraprake, ka fituar 11.6 për qind të votave.

Koalicioni NADA pritet të fitojë 5.4 për qind, teksa koalicioni "Ne duhet" 4.3 për qind, Dveri 4 për qind dhe Zavetnici 3.9 për qind të votave.

Të dielën, më 3 prill, qytetarët serbë votuan në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, teksa zyrtarët zgjedhorë thanë se dalja në zgjedhje mund të jetë deri në 60 për qind të votuesve.

Kjo është një shifër më e lartë e pjesëmarrjes në zgjedhje, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kur kishin votuar 48.8 për qind e votuesve.

Në zgjedhjet e Serbisë të drejtë vote kanë pasur 6.5 milionë votues.

Përfaqësuesit e Komisionit të Zgjedhjeve në Serbi njoftuan se nuk do të shpallin rezultatet preliminare të zgjedhjeve gjatë natës së zgjedhjeve. Kjo është hera e parë që ky komision njofton për një vendim të tillë. Opozita ka kritikuar vendimin e komisionit duke e cilësuar si të paprecedent.

Komisioni tha se do të shpallë rezultatet të hënën më 4 prill deri në orën 20:00./ REL

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:37
Shaip Kamberi drejt konfirmimit si deputet në Kuvendin e Serbisë

1649054390_shaipkamberi.jpg

Koalicioni i Shqiptarëve për Luginën i Shaip Kamberit pritet që të fitojë një deputet në Kuvendin e  Serbisë pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare dhe presidenciale. Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit me shumë mundësi nuk do të ketë asnjë ulëse në Kuvendin e Serbisë.

Është votuar në gjithsej 8.267 vendvotime dhe Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) ka përcaktuar se të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kanë 6.502.307 qytetarë të Serbisë. Për rreth 100.000 votues nga Kosova, votimi në zgjedhje është organizuar në komunat më të afërta të Serbisë.

Qytetarët e Serbisë e zgjodhën presidentin nga tetë kandidatët, ndërsa kandidatët nga gjithsej 19 lista parlamentare luftuan për 250 vende.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 04/04/2022 12:18

    Urime për km bq shqipfolës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania