Në fund të konferencës, Aleksandër Vuçiç akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, duke pretenduar se nuk pati reagim të fortë pas sulmeve të protestuesve shqiptarë ndaj EULEX-it në Kosovë dhe autoriteteve holandeze në Hagë. Sipas tij, kjo tregon "hipokrizinë" me të cilën përballet Serbia.
"I patë sulmet e shqiptarëve të zemëruar ndaj EULEX-it në Prishtinë dhe ndaj autoriteteve holandeze në Hagë, por nuk pati reagim të ashpër. Kjo është një mësim i madh se çfarë hipokrizie mbizotëron në botë. Serbët do të jenë gjithmonë kriminelë, ndërsa të tjerët do të jenë heronj", tha Vuçiç.
Presidenti serb përmendi gjithashtu "aleancën Zagreb-Prishtinë-Tiranë", duke thënë se ende nuk ka marrë përgjigje pse është krijuar dhe se kjo, sipas tij, është një arsye për shqetësim për Serbinë.
"Ende nuk kam marrë përgjigje pse krijuat aleancën Zagreb-Prishtinë-Tiranë. Unë e di pse dhe pikërisht për këtë shqetësohem për Serbinë", deklaroi Vuçiç.
Lajmi kryesor:
Vuçiç i pakënaqur me vendimin e Hagës: Nuk janë dënuar për krime kundër njerëzimit, mos festoni ende






