Vuçiç bën thirrje për qetësi, frikësohet nga reagimi i serbëve në Kosovë: Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të qëllojnë mbi turmën

Vuçiç bën thirrje për qetësi, frikësohet nga reagimi i serbëve në Kosovë: Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të qëllojnë mbi turmën

1657122726_AleksandarVui.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se po u lutet përfaqësuesve të shqiptarëve të Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për paqe. Gjatë një konference për media në Beograd më 31 korrik, Vuçiç tha se ai po përpiqet që t’u kërkojë të gjithëve, përfshirë serbëve në Kosovë, që të mos bëjnë asgjë që mund të çojë në konflikt. "Por, unë kërkoj edhe nga përfaqësuesit e vendeve të fuqishme dhe të mëdha që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që të marrin parasysh ligjin ndërkombëtar dhe situatën në terren… Ne po bëjmë lutje për paqe dhe kërkojmë paqen”, tha Vuçiç.

Megjithatë, ai shtoi se “nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”. “Në rast se do të nisin të persekutojnë serbët, t’i keqtrajtojnë, vrasin, Serbia do të fitojë. Kjo është gjithçka që dua të them”, u shpreh Vuçiç. Deklaratat e Vuçiçit vijnë një ditë para se të hyjnë në fuqi dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, lidhur me targat dhe dokumentet serbe. Nga 1 gushti, të gjithë shtetasit e Serbisë, që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen një dokument të përkohshëm të hyrje-daljes, që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Ky dokument, të cilin Serbia po ashtu ua jep shtetasve të Kosovës me të hyrë në territorin e saj, ka vlefshmëri prej 90 ditësh. Ndërkaq, nga 1 gushti po ashtu të gjithë qytetarët që kanë makina me targa me emra të qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, do të mund t’i riregjistrojë ato me targat RKS (Republika e Kosovës). Afati për riregjistrim do të zgjasë deri në fund të shtatorit.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për lëvizjen e lirë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Vuçiç sërish përsëriti qëndrimin se autoritetet në Serbi mendojnë se neni 3 i kësaj marrëveshjeje, të cilës siç tha i referohen autoritetet në Kosovë për vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, nuk është i zbatueshëm për serbët që jetojnë në veri të Kosovës. Sipas këtij neni, "secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do të shoqërohen me dokumente ku shkruhet ‘hyrje-dalje’ për banorët e palës tjetër që dëshirojnë të udhëtojnë transit në një vend të tretë".

"Këtu thuhet për banorët e vendit tjetër, të cilët udhëtojnë transit në një vend të tretë. Kjo do të thotë se kjo nuk mund të vlejë për serbët që jetojnë në Kosovë. Sepse kështu do t’i binte të përfshihej parimi etnik”, tha Vuçiç. Në konferencën për media, Vuçiq po ashtu tha se më 30 korrik ka zhvilluar një bisedë me disa nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë. “Populli serb po i dëgjon gjithnjë e më pak lutjet tona dhe kërkesa ime edhe sot është që të përpiqemi të ruajmë paqen”, tha ai. Presidenti serb u pyet se cila është këshilla e tij për serbët në Kosovë, pas vendimeve të Qeverisë së Kosovës. Ai tha se i frikësohet reagimit të serbëve, por nuk elaboroi se për çfarë reagimi po fliste.

"Këshilla ime është që të gjithë të jenë të qetë. Çfarëdo që ata [autoritetet në Kosovë] të bëjnë, le të ruajmë qetësinë tonë. Të mos u japim asnjë arsye shqiptarëve që të fillojnë të qëllojnë mbi turmën. Dhe të na japin kohë", tha Vuçiç. I pyetur nga gazetarët, Vuçiç po ashtu tha se mendon se një konflikt në Ballkanin Perëndimor nuk i përshtatet Perëndimit. “Situata për popullin tonë në Kosovë është shumë e komplikuar. E di që pas shumë dekadash, shumë njerëz as që duan të dëgjojnë për problemet reale me të cilat po përballet vendi dhe populli ynë. Ne kurrë nuk kemi pasur një situatë më komplekse dhe më të vështirë se sa sot”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu deklaroi se autoritetet serbe po kërkojnë që të vazhdohet vlefshmëria për targat KS, të cilat, sipas tij, kanë status neutral. Këto targa nuk lëshohen nga Kosova që nga shtatori i vitit 2020. Ndërkaq, në Kosovë, më 31 korrik u mbajt Këshilli i Sigurisë. Pas mbledhjes u tha se institucionet janë të bashkuara dhe të përkushtuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë. Ekzekutivi kosovar po ashtu tha se është përgatitur që të nisë zbatimin e dy vendimeve të marra më 29 qershor./REL


Lajmi kryesor:

Reciprociteti për mjetet e identifikimit dhe targat në Kosovë, tensione në Veri, serbët rikthejnë bllokadat! Kurti: Përgjegjës janë Vuçiç dhe Petkoviç


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë

I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen 2 të miturit në Vlorë