Tensionet me Kosovën, Vuçiç del me 7 kërkesa: Zgjedhje të lira në veri, të formohet Asociacioni e pagesa me dinar! Serbët të kthehen në institucione

Tensionet me Kosovën, Vuçiç del me 7 kërkesa: Zgjedhje të lira në veri, të formohet Asociacioni e pagesa me dinar! Serbët të kthehen në institucione

Aleksandër Vuçiç

Pas lajmeve në mediat serbe se Aleksandër Vuçiç do shpallte të pushtimin e veriut të Kosovës, presidenti para popullit përcolli 7 kërkesa si parakushte të domosdoshme për një përparim domethënës” në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Por kërcënimet për pushtim që përcollën mediat I konfirmoi Presidenti Vuçiç kur tha se ka pasur dilema nëse Serbia duhet të marrë ndonjë veprim sa i përket pushtimit të një pjese të territorit.

“Nuk kemi marrë vendim për pushtimin. Ekspertët tanë ligjorë kanë qenë kundër”, ka thënë ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të premten se nuk ekziston asnjë zgjidhje e kënaqshme për serbët për “problemin e Kosovës dhe Metohisë”.

“Nuk ekziston ai mrekullibërës që mund t'u sjellë serbëve një zgjidhje të mirë për Kosovën dhe Metohinë. E pranoj. Edhe pse jam presidenti që ka zhvilluar më së shumti bisedime”, ka thënë Vuçiç në një fjalim drejtuar popullit, të paralajmëruar ditë më parë.

Sipas një dokumenti që u është shpërndarë mediave para nisjes së fjalimit të presidentit serb, 7 kërkesat e Serbisë janë: Shpallja e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, kthimi i serbëve në Policinë e Kosovës dhe funksionet gjyqësore, tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, zbatimin e garancive të BE dhe SHBA për lirimin e të burgosurve politikë serb dhe kthimin e pagesave me valutën serbe dinar.

Siç theksohet, ky është "parakusht i domosdoshëm për një përparim të kuptimshëm" në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas dokumentit, Beogradi do të nisë, "fushatë globale diplomatike" për të arritur plotësimin e kërkesave.

Shtatë kërkesat e Serbisë
1-shpalljen dhe mbajtjen e "zgjedhjeve lokale të lira dhe demokratike" në veriun e Kosovës, me pjesëmarrjen e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe me mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian.
2-kthimin e serbëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun dhe kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre gjyqësore.
3-Tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga "bazat dhe pikat e kontrollit të ndërtuara në mënyrë të paligjshme" në veriun e Kosovës.
4- Tërheqjen e Policisë nga të gjitha institucionet "të cilat nga viti 1999 deri në mbylljen e paligjshme në vitin 2024 ofronin shërbime vitale publike dhe administrative për qytetarët".
5- Formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe
6- Zbatimin e menjëhershëm të “garancive të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nga 28 dhjetori i vitit 2022, dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë" të arrestuar nga Policia e Kosovës, dhe
7- Kryerjen e pagesave me shërbimeve postare me valutën serbë, dinarë.

Përveç këtyre kërkesave, në dokument përmendet se Kuvendi i Serbisë do të miratojë një ligj brenda 45 ditëve për të "shpallur krahinën autonome të Kosovës dhe Metohisë si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale, duke garantuar kështu të drejtën për mbështetje financiare për të papunët".

Mes tjerash përmendet që "institucionet serbe" në Kosovë "nuk do të shfuqizohen apo mbyllen" dhe akuzohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se "qëllimi i tij kryesor politik është të largojë dhe të eliminojë plotësisht serbët" në Kosovë.

Aty, gjithashtu, është paralajmëruar që në Rudnicë dhe Ribar pranë kufirit me Kosovën, do të hapen zyra ku serbët e veriut të Kosovës do të kenë qasje në shërbimet e mbrojtjes sociale dhe që ato do të ofrojnë shërbime vitale shtetërore dhe administrative për qytetarët.

Pak para adresimit të Vuçiçit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia, në vend që të pendohet për krimet që ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ka vendosur të përsërisë kërcënime dhe ultimatume ndaj Kosovës, në koordinim me Rusinë. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se qasja e pushtetit në Serbi ndaj Kosovë është “tejet dëshpëruese”, por që Kosova nuk trembet nga kërcënimet.

"Krimet makabre që Serbia para 25 vjetëve i kreu në Kosovë, sot po përsëriten nga Rusia në Ukrainë dhe po synohen që të kthehen prapë në rajonin e Ballkanit”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Në 17 shtator palët janë thirrur në Bruksel për një tjetër takim dialogu, në nivel të kryenegociatorëve, pasi pjesëmarrjen e kanë konfirmuar si Besnik Bislimi nga Kosova, ashtu edhe Petar Petkoviç nga Serbia.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/09/2024 04:39

    Zgjedhjet te lira jane,jeni ju qe i keni braktisur.Serbet kane te drejte te marrin pjese ne org,qeveritare e gjyqesore ne V.te Kosoves,po aq sa kosovaret,terheqja e forcave speciale do te bazohet ne vullnetin qe do te tregojne serbet per te zbatur ligjet e Rep.te Kosoves e per te respektuar paqen e te mos krijojne artificialisht probleme.Valuta serbe nuk ka vlere ne nje shtet te pavarur si Kosova.Sherbimet institucionale mund te ofrohen shume mire nga shteti kosovar dhe te burgosurit qe per ju jane /politike/,per Kosoven kane emer tjeter.

    Përgjigju
  • Puplat: 13/09/2024 21:58

    Mos ti prishe mardheniet me turkun shqipnia, ka ardh koha me juaderdh puplat fytyr suxhukut !

    Përgjigju
  • Alb: 13/09/2024 20:21

    Shqiptare te bahen gati per lufte.

    Përgjigju
  • Blenard: 13/09/2024 19:34

    rama duhet te coi 2000 ushtare me urgjence ne kosov!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve

Historia e kremtimit të Krishtlindjeve