Shkarkohet drejtoresha e Teatrit të Operas, dirigjenti Edmond Doko: Kemi orkestrën më të vogël në Ballkan! Ka probleme ligji dhe mangësi në organigramë

Lirimi nga detyra i drejtoreshës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Voshtina me një vendim të këshillit të ministrave është komentuar nga artistët. ata thonë se nuk ka shumë rëndësi se kush e drejton TKOB por zgjidhjet e problemeve të institucionit nga Ministria e Kulturës.

Nga më të vjetrit në skenën e TKOB dirigjenti Edmond Doko thekson se problemet janë më të thella. Dirigjenti Edmond Doko, me përvojë pune mbi 25 vjeçare në Teatrin e Operës, vëren se vëmendja duhet të sillet te skena dhe produkti artistik. Doko thekson se në teatrin tonë trupa artistike është e cunguar, orkestra është e vogël, kori po ashtu është i vogël në numër, solistët numërohen me gishtat e dorës dhe po ashtu, buxheti është i vogël dhe ka probleme me ligjin.

“Janë një sërë çështjesh, të cilat kurrë nuk jabë bërë pjesë e debateve të vërteta profesionale.  Orkestra, të cilën e kemi ngritur me vite është 47 veta dhe është orkestra më e vogël në Ballkan. Nuk do t’ia dijë njeri në Ministri. Orkestra më e vogël në Ballkan është e Mariborit, 62 veta. Janë organika që s’kanë të bëjnë me një teatër. Është gati-gati një orkestër e një estrade të madhe.”, - shprehet Doko. 

Buxheti është një tjetër problem, që Doko sjell në vëmendje.

“Nuk ka opera, as në Ballkan e as në botë me një buxhet të tillë gati-gati qesharak, aq sa merr një shoqatë me emra shpendësh. Është një institucion kombëtar, ka misione shumë të mëdha për promovimin, qoftë të kulturës kombëtare, qoftë të operas dhe baletit etj.”, - thotë ai.

Ndërkohë në sukeseset e insitucionit vitet e fundit, ai përmend restaurimin e infrastrukturës së teatrit, si dhe rritjen e rrogave të punonjësve, megjithatë ai përmend si tjetër problem edhe mungesën e dirigjentëve në opera.

“Në 25 vjet kam qenë i vetmi dirigjent. Ika unë, duhet të marrin dirigjent nga jashtë. Ku është përgjegjësia e shkollave? Nuk ka një dirigjent të vijë të marrë përsipër? Këtu bëhet fjalë për një katedër të tërë, 30 vjet punë. Nuk paskan nxjerrë një asistent?”, - vijon më tej dirigjenti Doko.

Në opera mungon edhe pozicioni i drejtorit muzikor, që ekziston në gjithë operat e botës dhe mangësitë më pas bëjnë që edhe drejtuesit të bëjnë shpesh shfaqje e zgjidhin punë përmes njohjeve që kanë apo me natyrën e tyre operative.

“Funksionohet pastaj në mënyra gati-gati të paligjshme ose me subjektivizma: ta bëjmë këtë, mos ta bëjmë këtë. Mendoj që është problem i një rishikimi të çështjeve të operas dhe institucioneve qendror artistike në themel.”, - nënvizion artisti. 

Doko propozon që shumë mirë edhe te ne mund të merren për bazë modele të gatshme se si mund të fuksionojë institucioni i Operas, duke sjellë si shembull modelin franko-gjerman, modelin anglez apo modelin italian. Ndërkohë rithekson se ligji për TKOB ka nonsernse.

“Drejtori zgjedh bordin, që do të gjykojë drejtorin. Deri ka edhe atavizma nga sistemi i kaluar që kanë ngelur si tabu. Përshembull nuk ka përgjegjës trupe në organikë. E bën në mënyrë vullnetare një muzikant, te solistët një muzikant tjetër, te kori po ashtu. Ndërkohë, në të gjithë botën këto janë pjesë e organikës. Por ka dhe shumë gjëra të tjera.”

Aktualisht, fondi i TKOB është nën 200 mijë Euro në vit, ndërkohë që një shfaqje në një shtet fqinj me ne në shumë raste e kalon shifrën 1 milion Euro. Ndërkohë, në ndryshim nga Teatri i Operës në vendin tonë, ku janë drejtorët ata që bëjnë marrëveshje me këngëtarët dhe artistët për shfaqjet që vihen në skenë, në vendet evropiane, këtë rol e përmbushin agjencitë artistike.

B.G/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Këtë javë nënshkruhet kontrata me kompaninë turke

Kosova do të prodhojë dy lloj municionesh dhe do të dizajnojë dronë luftarakë! Këtë javë nënshkruhet kontrata me kompaninë turke