SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiç i dhuroi homologut të tij rus, Vladimit Putinit një qen tre muajsh të rracës “sharr”.
Qeni është tre muajsh dhe është pagëzuar me emrin “Pasha.”
Por kjo nuk është hera e parë që Putinit i dhurohet një mik katërputrosh gjatë vizitave të tij zyrtare në shtete të ndryshme.
Verni
Para Pashës, në vitin 2017 presidenti i Turkmekistanit i dhuroi Putinit për 65-vjetorin e tij një qen. Qeni u mor menjëherë me shumë dëshirë nga Putin dhe u quajt “Verni”.
Yume
Guvernatori i Japonisë i dhuroi një qen të rracës Akita në nder të mbështetjes që Rusia ofroi për cunamin që përfshiu vendin në vitin 2011. Qeni u pagëzua me emrin Yume që do në gjuhën japoneze do të thotë “ëndërr”.
Buffy
Në 2010, kryeministri i Bullgarisë i dhuroi Putinit një qen të racës karakachan për të shënuar nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh me Rusinë.
Emrin e qenit e vendosi një djalë 5-vjeçar i quajtur Dima Sokolov. Djali fitoi një konkurs shtetëror duke marrë edhe të drejtën e vendosjes së emrit të Putinit. Qeni u quajt “Buffy”.