Vuçiç ironizon: Jam i gatshëm të takohem me Kurtin, po pres të më njoftojnë! Nëse do jetë ditë pushimi për mua do shkoj

Vuçiç ironizon: Jam i gatshëm të takohem me Kurtin, po pres të më njoftojnë! Nëse do jetë ditë pushimi për mua do shkoj

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur me ironi në lidhje zhvillimi e një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të çuar përpara bisedimet për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi.

Në Pragë të Çekisë ku të martën dhe të mërkurën ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë çekë, Vuçiç tha se po pret ta thërrasin në takim dhe se do të shkoj në rast se për të do të jetë një ditë pushim, në të kundërt do kërkojë që takimi të shtyhet për një ditë tjetër.

"Jam duke pritur që të më njoftojnë. Nëse do të jetë një ditë pushimi për mua do të shkoj, por nëse jo atëherë do të kërkojë që takimi të caktohet për një ditë tjetër”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se ai është gjithmonë i gatshëm për bisedime dhe dialog.

Vuçiç i bëri këto komente në Pragë të Çekisë ku të martën dhe të mërkurën ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë çekë.

Pas darkës së punës së udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel më 18 maj, Kurti njoftoi se do të takohej me presidentin e Serbisë në mes të qershorit në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

"Duam dialog të përgatitur mirë, parimor, si palë të barabarta, në të cilën, natyrisht, thelbi është ai që tashmë e ka thënë edhe presidenti i ri amerikan, Joe Biden, por edhe shumë liderë të tjerë botërorë se zgjidhja e ka emrin në formën e togfjalëshit: njohja reciproke. Pra, as Serbia s’e njeh Kosovën, por as Kosova s’e njeh Serbinë dhe njohja reciproke është ajo që do të kontribuonte shumë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në Ballkan”, ka thënë Kurti.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq pritet të ndodhë para datës 22 qershor, dhe në këtë mënyrë të shënohet edhe rifillimi i dialogut.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur dhjetë vjet më parë. Ky proces ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin