Presidentii Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se aleanca ushtarake e Prishtinës, Tiranës dhe Zagrebit nuk është një aleancë për bashkëpunim ushtarako-teknik, por një aleancë ushtarake e krijuar për mbrojtje ose veprime ofensive kundër territoreve të caktuara.
Sipas mediave vendase, Vuçiç shtoi se aleanca mes 3 shteteve është shumë shqetësuese, veçanërisht për shkak të informacionit të ri që sipas tij ai ka në lidhje me aspiratat e tyre për të blerë armë dhe mundësive të sulmit dhe mbrojtjes.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç tha se nëse do të ishte një aleancë për bashkëpunim në furnizimin me armë, kur bëhet fjalë për Zagrebin dhe Shqipërinë, ai do të thoshte se nuk përbën asnjë problem. Por, siç theksoi ai, është një aleancë për mbrojtje ose veprime sulmuese kundër territoreve të caktuara.
“Si President i Serbisë, jam shumë, shumë i shqetësuar për aleancën ushtarake të Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit. Mos më keqkuptoni, nuk është një aleancë ushtarako-teknike. Nuk është një aleancë për bashkëpunim ushtarako-teknik. Pra, nëse thonë 'ju blini armë nga unë, unë do të blej armë nga ju'. Për këtë, do të thoja, përveçse me Prishtinën, Tirana dhe Zagrebi nuk ka problem, por kjo është një aleancë ushtarake që është krijuar për mbrojtje ose veprime sulmuese kundër territoreve të caktuara ose një aleancë mbrojtëse për territore të caktuara që një ditë shndërrohet në një aleancë sulmuese”, theksoi Vuçiç.
Vuçiç ngriti gjithashtu një pyetje se pse dhe kundra kujt shteti po bëhet kjo aleancë. Kujtojmë se edhe më herët Vuçiç ka shprehur shqetësim lidhur me aleancën ushtarake mes Shqipërisë-Kosovës dhe Kroacisë.
Komente






