Vuçiç: Jemi duke bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por serbët nuk do dëbohen nga veriu i Kosovës, kjo nuk do jetë kurrë zgjidhja

Vuçiç: Jemi duke bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por serbët nuk do dëbohen nga veriu i Kosovës, kjo nuk do jetë kurrë zgjidhja

1671528961_20221210194049art.jpg

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka treguar gatishmërinë e tij dhe të shtetit serb për të ruajtur paqen e vendit të tij dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar stabilitetin mes dy vendeve. Ai ka thënë se është i hapur dhe ka diskutuar me të gjithë aktorët politik për zgjidhjen më të mirë të mundshme për t’i dhënë fund të tensioneve në veri të Kosovës. Gatishmërinë e tij për zgjidhjen e situatës ai e deklaroi ditën e sotme pas takimit me Patriarkun Porfirije. Ndërkohë, ditën e djeshme Vuçiç mori vendim për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivel më të lartë, por sot nuk foli për arsyet e këtij vendimi.

Presidenti serb pyeti në formë ironike “Kush shqetësohet nga barrikadat në veri të Kosovës, kur askush nuk kalon nëpër ato rrugë, përveç serbëve, të cilët i përkrahin barrikadat si formë proteste dhe luftojnë për të drejtat dhe jetën e tyre?”.

Ai ka thënë se ata që insistojnë në heqjen e barrikadave kanë sjellje histerike pasi sipas tij nuk është e nevojshme.

“Pse dikush në mënyrë histerike insiston në heqjen e barrikadave, sepse është e nevojshme që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës, sepse vetëm kështu e shohin zgjidhjen e problemit, si shqiptarët në Prishtinë ashtu edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Tensionet në veri të Kosovës janë bërë tashmë ‘jehonë’ edhe në mediat ndërkombëtare teksa raportojnë zhvillimet më të fundit të ndodhura në vend.

BBC raporton se ushtria serbe thotë se është në "nivelin e saj më të lartë të gatishmërisë luftarake" pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se do të “marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për të ruajtur Serbinë”.

Bashkimi Evropian është përpjekur të ndërmjetësojë.Blloku prej 27 anëtarësh po bën thirrje për "përmbajtje maksimale dhe veprim të menjëhershëm" dhe që krerët e Serbisë dhe Kosovës "të kontribuojnë personalisht për një zgjidhje politike". Serbia refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kosova, e cila ka një shumicë dërrmuese shqiptare etnike, u shkëput nga Serbia pas një lufte në 1998-99. NATO, e cila ka trupa paqeruajtëse në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin provokimet. BE-ja ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sulme ndaj policisë së BE-së ose akte kriminale


Lajmi kryesor:

Tensionet në veri të Kosovës, serbët shtojnë barrikadat! Brnabiç ashpërson ‘tonet’: Ne do fitojmë, Kurti do dështojë! Vuçiç rrit gatishmërinë luftarake


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?