Tensionet në veri të Kosovës, serbët shtojnë barrikadat! Brnabiç ashpërson ‘tonet’: Ne do fitojmë, Kurti do dështojë! Vuçiç rrit gatishmërinë luftarake

KOSOVË- Situata në veri të Kosovës vijon të jetë problematike, madje duket se ditë pas dite po përkeqësohet. Duke e cilësuar si arenë lufte, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç  i është përgjigjur drejtpërdrejtë presidentes Vjosa Osmani në rrjetin e saj social. Me një gjuhë të ashpër, Brnabiç shprehet “Serbet do fitojnë. Kurti do dështojë”. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar me 27 dhjetor se ka vizituar disa njësi të Ushtrisë së Serbisë diku midis Kralevës dhe Rashkës dhe paralajmëroi një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje.

Përshkallëzimi i situatës kulmoi ku në Luginën e Preshevës, u arrestua edhe një shqiptar i Kosovës me pretendimin se ishte i armatosur. Mediat serbe shkruan se shqiptari në fjalë, ende i paidentifikuar, lëvizte me arsenal armësh, përkatësisht me snajper, pushka dhe municion luftarak.

Ndërkohë në veri të vendit kur janë bërë 18 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës, për të treguar revoltë, janë vendosur edhe dy barrikada të reja.

Vendosja e barrikadave kryhet gjatë natës, ku grupet kriminale bllokojnë edhe më tej lëvizjen e lirë në ato zona.

Situatën e tensionuar e kthejnë në dramatike edhe replikat e krerëve të dy shteteve. Mëngjesin e sotëm Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë dhe të gjitha njësitë së ministrisë së Punëve të Jashtme të jenë në nivelin e gatishmërisë luftarake. 

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, tha mbrëmjen e 26 dhjetorit se Vuçiç ka urdhëruar që “Forcat e Armatosura të Serbisë të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake, gjegjësisht gatishmërisë deri në nivelin e përdorimit të forcës së armatosur”.

“Nuk ka arsye për panik, por ka arsye për shqetësim, sepse duket se Serbia është e vetmja palë e interesuar për të biseduar, për marrëveshje politike, për t'u takuar qoftë edhe një mijë herë derisa të gjendet ndonjë marrëveshje”.

“Pala tjetër është duke bërë vazhdimisht lëvizje të njëanshme, ngritë tensione dhe vazhdimisht çon në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës, që për mendimin tim, ka një synim të qartë për pastrim të plotë etnik të Kosovës dhe Metohisë”, tha Vuçeviç.

Si u përshkallëzua konflikti në veri të Kosovës?
Disa serbë në veri të Kosovës, që nga data 10 dhjetor ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që të çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Këto veprime i ndërmorën pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë. Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka diskutuar më 26 dhjetor për situatën e krijuar në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe. Qeveria tha se është në komunikim të vazhdueshëm me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe po pret që ata të veprojnë, duke theksuar që Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet për të hequr barrikadat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
Vuçiç viziton ushtrinë në Rashkë, paralajmëron takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

1672177956_vjuci.JPG

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar me 27 dhjetor se ka vizituar disa njësi të Ushtrisë së Serbisë “diku midis Kralevës dhe Rashkës”, dhe paralajmëroi një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por pa dhënë më shumë detaje. Komuna e Rashkës në Serbi gjendet afër kufirit me Kosovën.

“Unë besoj në drejtësi dhe ligj, por më shumë se çdo gjë në urtësinë, por edhe forcën dhe vendosmërinë serbe”, shkroi ai në Instagram.

Vuçiç ka urdhëruar dje që forcat e armatosura dhe njësitë policore të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

Ora 22:35
Osmani: Sulmet në veri të Kosovës tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit! Brnabiç i përgjigjet: Serbët do triumfojnë, Kurti do dështojë

1672177166_128466669563ab4e5e2914c656716154v4big.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar për sulmet ndaj gazetarëve në veri të Kosovës. Në një reagim në Tëitter, shkroi se bandat e mbëshetura nga Vucic tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiç, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani.

Ndërsa kryeministrja serbe Ana Brnabic i është kundërpërgjigjur duke thënë se serbët po mbrojnë të drejtat e tyre, por me ironi shprehet se Kurti do të dështojë.

“Së fundi, jam plotësisht dakord me znj. Osmani: demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë. Prandaj janë barrikadat. Serbët po mbrojnë të drejtën e tyre për të votuar (të cilën ju e hoqët), të drejtën për një gjykim të drejtë (të cilën ju e keni mohuar) dhe Marrëveshjen e Brukselit. Ata do të triumfojnë dhe Kurti do të dështojë”, shkruan Brnabic.

Ora 22:17
Shërbimi sekret serb arreston një shqiptar të Kosovës në Luginën e Preshevës! Pretendojnë se ishte i armatosur

1672175885_nacionale.JPG

Shërbimi sekret serb i njohur ndryshe edhe si BIA thuhet ta ketë arrestuar një shqiptar të Luginës së Preshevës, konkretisht në Bujanoc, me pretekstin se i janë gjetur armë.

Më tej thuhet se tek i dyshuari shqiptar janë gjetur një sasi e madhe armësh, 10 pushka, një snajper me selinciator, një kilogram eksploziv si dhe një sasi e madhe municioni.

Ora 18:52
‘Bëni presion ndaj Serbisë’ Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, letër Presidentit Biden: Beogradi i angazhuar në një luftë të vazhdueshme kundër Kosovës

1672163624_Keshillilogo1200x6301.jpg

Situata e tensionuar në veri të Kosovës ka detyruar Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë t’i dërgojnë një letër presidentit të ShBA-së, Joe Biden. Në letrën e cila mban datën 26 nëntor, Këshilli i Ambasadorëve në Shqipëri kanë kërkuar vëmendja e kreut të Shtëpisë së Bardhë ndaj zhvillimeve në Kosovë, duke përmendur këtu gjendjen në veri, dialogun Kosovë-Serbi, dhe kërkesën e Beogradit zyrtar për kthimin e ushtarëve serbë në Kosovë.

LETRA E PLOTE

Tiranë, më 26 Dhjetor 2022

Presidentit të SHBA SH.T. Z. Joseph R. Biden

Shtëpia e Bardhë

Washington, DC 20500

Në vëmendje të Zotit:

Anthony J. Blinken

Sekretar i Shtetit,

I nderuari Zoti President,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast për t’iu falenderuar Juve dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen Tuaj të vazhdueshme për Shqipërinë dhe Republikën e Kosovës. Gjithsesi, ne jemi të shqetësuar nga zhvillimet e fundit, të cilat kërcënojnë në veçanti Kosovën.

Republika e Kosovës synon të bëhet shembull i demokracisë dhe mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perendimor, dhe kontribues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Mirëpo, këto objektiva dhe paqja në rajon janë ende të kërcënuara. Ne jemi thellësisht të shqetësuar dhe skeptikë lidhur me përkeqësimin e gjendjes në veri të Kosovës, si kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

Bllokadat e vendosura në Veri kanë paralizuar jetën dhe kanë ndërprerë lëvizjen e lirë të njerëzve në rrugët kryesore që lidhin Kosovën me Serbinë. Banorët që jetojnë në Veriun e populluar kryesisht nga serbë po përballen me vështirësi dhe ndodhen në një atmosferë frike dhe kërcënimi të përhershëm nga grupet kriminale që veprojnë me mbështetjen e Beogradit.

Pavarësisht përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për të qetësuar situatën dhe për të ulur tensionet, jeta në atë pjesë të Kosovës vazhdon të jetë në rrezik dhe e pasigurt. Ata që i hedhin benzinë zjarrit brenda Kosovës ndihmohen dhe nxiten nga qeveria serbe. Kjo përbën një kërcënim serioz për sovranitetin dhe shtetin e Kosovës, paqen dhe stabilitetin rajonal.

Serbia është angazhuar në një luftë të vazhdueshme hibride kundër Kosovës dhe institucioneve të saj, ndërkohë që ky vend i ri bën përpjekje për forcimin e shtetit të së drejtës në bashkinë e tij veriore.

Veç kësaj, Serbia ka vepruar në rajonin tonë si proxy e Rusisë. Lidershipi i saj po punon me të njëjtin skenar që ka përdorur Rusia përpara se të fillonte pushtimin ndaj një vendi të pavarur dhe sovran si Ukraina në vitin 2014. Kjo fushatë hibride destabilizuese drejtohet kundër pavarësisë, demokracisë dhe natyrës së hapur të Kosovës, paqes e sigurisë në rajon.

Thirja e pajustifikuar dhe e paprovokuar e Beogradit për të dërguar 1000 ushtarë serbë në territorin e një vendi tjetër të pavarur fqinj nuk është vetëm kërcënim i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, por, nisur nga roli i NATO/KFOR, si garantues i sigurisë rajonale, ajo rrezikon të kthehet në një konflikt dhe më të gjerë.

Marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, të cilat vazhdojnë pa asnjë lloj smbrapsje, pavarësisht vazhdimësisë së sulmeve brutale të Kremlinit mbi Ukrainën duhet të ishin kundërshtuar shumë kohë më parë. Serbia ka importuar armatime të rënda gjatë shumë viteve të kaluara nga Rusia, duke shkelur ligjin amerikan mbi sanksionet. As tre muaj më parë, Serbia nënshkroi me Rusinë një marrëveshje të rëndësishme në fushën e politikës së jashtme. Gjithashtu, Serbia është i vetmi vend europian, përveç Bjellorusisë, që nuk ka zbatuar sanksionet ndaj Rusisë.

Ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar dhe nga zgjerimi i marrëdhënieve serbe me Kinën. Tani Serbia importon armë nga Kina, duke blerë nga Pekini dhe një sistem të mbrojtjes kundërajrore dhe dronë të armatosur ushtarakë.

Ne jemi të shqetësuar nga moskundërshtimi i vazhdueshëm i SHBA-ve dhe BE-së ndaj Serbisë dhe shpresojmë të shohim rishikimin e qëndrimit tuaj në favor të një përqasjeje, e cila e konsideron përgjegjës Beogradin. Retorika që po përdor lidershipi serb në Beograd është kujtese e të kaluarës dhe nuk do lejuar të rishfaqet. Skenarët që zbatoi rregjimi i Milosevicit gjatë viteve 90 kundër pjesës tjetër të Jugosllavisë po vihen në skenë sërish. Presidenti Aleksander Vučić, i cili ka shërbyer si Ministër i Informacionit i Milosevicit sot udhëheq makinën serbe të dizinformimit, e cila e drejton foninë e saj të viktimizimit dhe propagandën e mbushur me urrejtje kundër Kosovës.

Si vend i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparime shumë të mëdha në rrugën e saj për krijimin e institucioneve demokratike funksionale dhe një demokraci vibruese, ku të mbizotërojnë liritë njerëzore dhe shteti i të drejtës. Sot në Kosovë, pakicat etnike gëzojnë të drejta individuale dhe kolektive si asnjëherë më parë dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Në një rajon në të cilin ekzistojnë probleme akute ndërshtetërore të brendshme dhe të jashtme, gjendja në pjesën më të madhe të Kosovës është e qëndrueshme dhe nuk përbën kërcënim për paqen dhe sigurinë rajonale.

Qeveria e Kosovës është angazhuar me përkushtim dhe dedikim të plotë në Dialogun me Serbinë. Ne do të dëshironim të shihnim zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri tani, si shenjë e vullnetit të mirë dhe përkushtimit ndaj përpjekjeve të vazhdueshme, për të arritur në normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve, çka do të forconte stabilitetin dhe bashkëpunimin në gjithë rajonin.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mbështet këtë proces dhe shpreson se ai do të finalizohet me njohjen e ndërsjellë diplomatike midis Serbisë dhe Kosovës, si dy shtete fqinje, të pavarura dhe sovrane. Pavarësisht nga shqetësimet tona të tanishme mbi politikën serbe, ne shpresojmë fort se eventualisht të dy vendet do të pranohen në Bashkimin Europian dhe në NATO. Ne mirëpresim angazhimin e Administratës Tuaj për përparimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ne besojmë fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara mbi zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruara dhe në dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili monitoroi dhe mbikqyri politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, të njohur dhe si “Plani Ahtisaari.”

Këto parime udhëheqëse njohin integritetin territorial të Republikës së Kosovës brenda kufijve të saj, të njohur ndërkombëtarisht dhe ruajtjen e karakterit shumë-etnik të shtetit. Përqasjet që mbështeten mbi nocionin e rishikimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas linjave etnike bartin rrezikun e minimit të stabilitetit të Kosovës dhe vendeve të tjera shumë – etnike në botë.

Kjo është arsyeja përse ne, Zoti President, kërkojmë vëmendjen tuaj ndaj zhvillimit të këtyrte situatave, me qëllim që të krijohet një mjedis i sigurt, duke i bërë presion Serbisë dhe aleatëve të saj në Kosovën Veriore që të heqin të gjitha pengesat dhe bllokadat dhe të lejojnë rikthimin e shpejtë në kushtet normale, çka do lehtësonte përparimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Së fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsideratave tona më të larta!

Me respekt,

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Ora 17:51
Kryeministrja e Serbisë: Kurti fajtor, kemi rritur gatishmërinë luftarake në rast sulmesh

1671631362_vhgmbhjl.png

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, komentoi urdhrin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ngritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe dhe thotë se ky vendim i Vuçiç vjen si pasojë e kërcënimeve të Kurtit.

“Ngritja e gatishmërisë së plotë luftarake do të thotë se ne jemi të gatshëm të reagojmë nëse dikush sulmon serbët në Kosovë”, tha Ana Brnabiç.

Ajo akuzoi kryeministrin e Kosovës, Kurti se situata e tensionuar vjen nga pala kosovare dhe nga kërcënimet për heqjen e barrikadave me forcë, duke iu referuar deklaratave të fundit të Kurtit, por edhe deklaratave të mëparshme që ka thëne se heqja e barrikadave në kufi mund të sjellë viktima.

 “Shpresoj se partnerët ndërkombëtarë do të kenë arsye të mjaftueshme për të mos lejuar këtë gjë. Serbët në Kosovë janë vetëm duke kërkuar sundimin në bazë të ligjit dhe të drejtat themelore të njeriut”, tha kryeministrja e Serbisë

Ajo u pyet nga gazetarët që t’i përgjigjet spekulimeve të disa mediave pro-qeveritare serbe për ekzistencën e forcave të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiq nuk ka dashur të shtoj informacione dhe ka thënë se pyetjet duhet t’i drejtohen atyre që e kanë thënë gjë.

 E pyetur nëse kishte informacion për forca të armatosura serbe në Kosovë, Bërnabiç tha se “nuk do të flas për këtë në këtë moment”.

Ora 17:37
Vuçiç: Jemi duke bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por serbët nuk do dëbohen nga veriu i Kosovës, kjo nuk do jetë kurrë zgjidhja

1671528961_20221210194049art.jpg

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka treguar gatishmërinë e tij dhe të shtetit serb për të ruajtur paqen e vendit të tij dhe për të bërë gjithçka që është e mundur për të siguruar stabilitetin mes dy vendeve. Ai ka thënë se është i hapur dhe ka diskutuar me të gjithë aktorët politik për zgjidhjen më të mirë të mundshme për t’i dhënë fund të tensioneve në veri të Kosovës. Gatishmërinë e tij për zgjidhjen e situatës ai e deklaroi ditën e sotme pas takimit me Patriarkun Porfirije. Ndërkohë, ditën e djeshme Vuçiç mori vendim për ngritjen e gatishmërisë luftarake në nivel më të lartë, por sot nuk foli për arsyet e këtij vendimi.

Presidenti serb pyeti në formë ironike “Kush shqetësohet nga barrikadat në veri të Kosovës, kur askush nuk kalon nëpër ato rrugë, përveç serbëve, të cilët i përkrahin barrikadat si formë proteste dhe luftojnë për të drejtat dhe jetën e tyre?”.

Ai ka thënë se ata që insistojnë në heqjen e barrikadave kanë sjellje histerike pasi sipas tij nuk është e nevojshme.

“Pse dikush në mënyrë histerike insiston në heqjen e barrikadave, sepse është e nevojshme që serbët të dëbohen nga veriu i Kosovës, sepse vetëm kështu e shohin zgjidhjen e problemit, si shqiptarët në Prishtinë ashtu edhe një pjesë e komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Tensionet në veri të Kosovës janë bërë tashmë ‘jehonë’ edhe në mediat ndërkombëtare teksa raportojnë zhvillimet më të fundit të ndodhura në vend.

BBC raporton se ushtria serbe thotë se është në "nivelin e saj më të lartë të gatishmërisë luftarake" pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se do të “marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për të ruajtur Serbinë”.

Bashkimi Evropian është përpjekur të ndërmjetësojë.Blloku prej 27 anëtarësh po bën thirrje për "përmbajtje maksimale dhe veprim të menjëhershëm" dhe që krerët e Serbisë dhe Kosovës "të kontribuojnë personalisht për një zgjidhje politike". Serbia refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kosova, e cila ka një shumicë dërrmuese shqiptare etnike, u shkëput nga Serbia pas një lufte në 1998-99. NATO, e cila ka trupa paqeruajtëse në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin provokimet. BE-ja ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sulme ndaj policisë së BE-së ose akte kriminale

Ora 16:36
Kryeministri Kurti krtikon Escobar: Po toleroni Serbinë, Beogradi mendon që SHBA ështe e frikësuar

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë një intervistë për një televizion boshnjak ku ka diskutuar për çështjet më të komentuar të momentit në Kosovë siç janë tensionet në veri të Kosovës dhe heqja e barrikadave, ku nëpërmjet kësaj interviste ka kritikuar Escobar-in për "tolerëncë” ndaj Serbisë.

Kritikat e kryeministrit Kurti për Escobarin ishin për shkak se sipas Kurtit, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor nuk po bën mjaftueshëm për të hequr barrikadat në veri të Kosovës dhe ka përsëritur vendimin e tij që nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat, do t’i largoj Policia e Kosovës. Kryeministri i Kurtit ka thënë se ka vendime me të cilat dakortësohet me Escobar-in , ashtu siç ështe edhe kundër disa të tjerave. Ai ka treguar se ka mendime të ndryshme me të për çështjen e “Ballkanit të Hapur”.

Kurti kritikoi qasjen e diplomacisë, sipas tij,  të butë” të Uashingtonit, që nëpërmjet sjelljeve të mira me Serbinë, ajo do t’i kthehet Perëndimit. Sipas Kurtit, një qasje e tillë nuk do sjell progres.

"Jam dakord me shumë nga ato që thotë zoti Escobar. Por ka edhe disa gjëra ku nuk pajtohemi. Për shembull, ne kemi konstatuar se kemi mendime të ndryshme në lidhje me projektet e Open Balkans. Dhe nga ana tjetër, mendoj se ai (Eskobari) dëshiron të mirën për Serbinë. Ai i uron mirë edhe Kosovës. Ai i uron mbarë rajonit tonë. Por zoti Escobar mendon se diplomacia, me sjellje jashtëzakonisht të mira ndaj Beogradit, do t'i kthehet atij. Por ne që jetojmë këtu e dimë që nuk është kështu. Sepse Beogradi, duke mos qenë demokratik, vetëm sa përforcon qëndrimin se bujarinë tonë e kuptojnë si frikë për ta." – theksoi ai.

Madje, toni i kritikës së Kurtit u shtua edhe më shumë gjatë intervistës, duke thënë se sjellja dhe deklaratat e Esocobarit kundrejt Beogradit janë lëshime. Në fund, Kurti tha edhe se Escobar po planifikon sjellje shumë bujare dhe tolerante që nuk ia vlen dhe që nuk do përmirësojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se sjellja dhe deklaratat e zotit Escobar ndaj Beogradit janë lëshime. Por nga ana tjetër Beogradi nuk i kupton këto lëshime. Ata nuk mendojnë se është një virtyt i Escobar. Ata nuk mund të mendojnë se kjo është bujaria e Amerikës. Ata mendojnë, por kanë frikë nga ne. Pra, le të kërkojmë edhe më shumë. Mendoj se edhe zoti Escobar, nëse nuk e ka kuptuar deri tani, do ta kuptojë shumë shpejt se kjo bujari ndaj Beogradit nuk ia vlen.”, ka thënë Kurti kur pyet nëse Escobar bën lëshime ndaj Serbisë.

Ora 13:23
Tensionet në veri të Kosovës, Sveçla: Kemi synim paqen!Nuk jemi të interesuar për luftë! Serbia po angazhohet që barrikadat të prodhojnë viktima

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi vendosjes së dy barrikadave të tjera në veri të vendit nga serbët lokalë. Në një postim në Facebook, Sveçla shkruan se Kosova nuk ka qasje agresore e me aspirata pushtuese si Serbia.

Ministri thotë se Kosova ka synim paqen e stabilitetin, ndërsa Serbia ka qëllim destabilizimin dhe luftën.

"Republika e Kosovës nuk ka qasje agresore e me aspirata pushtuese si Serbia. Republika e Kosovës ka synim paqen e stabilitetin ndërsa Serbia e ka destabilizimin dhe luftën.

Deklarimet se Republika e Kosovës ka ngritur gjendje gatishmërie janë tërësisht të pavërteta dhe janë pjesë e propagandës së dyshes Serbi- Rusi. Është pikërisht Serbia e ndikuar nga Rusia ajo që ka ngritur gjendje gatishmërie ushtarake, po urdhëron ngritjen e barrikadave të reja, për të arsyetuar dhe mbrojtur grupet kriminale që terrorizojnë në veçanti qytetarët e etnisë serbe që jetojnë në Kosovë.

Nuk jemi të interesuar për luftë por angazhohemi për luftim të krimit dhe terrorizmit brenda shtetit tonë. Kjo i pengon Serbisë sepse ndër vite ka mirëmbajtur në të gjitha format grupet kriminale në veri të vendit.

Policia e Kosovës është duke zbatuar si kudo në Republikën e Kosovës mandatin e saj ligjor. Ka detyra të përditshme të tyre e jo gatishmëri për luftë. Kjo vlenë edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës e cila kryen detyrat e saj të përditshme dhe as që bëhet fjalë për ngritje të gatishmërisë apo angazhim të rezervistëve.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë në koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar që kjo çështje të zgjidhet pa asnjë eskalim të mundshëm. Ky fakt dukshëm po i pengon Serbisë e cila po angazhohet maksimalisht që barrikadat të prodhojnë qoftë edhe viktima në njerëz dhe kjo dëshmohet nga sulmet e njëpasnjëshme të armatosura ndaj zyrtarëve policor, pjesëtarëve të EULEX e së fundmi edhe ndaj KFOR-it.

Me barrikadat si mjet, Serbia po lufton sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit fqinj, Kosovës, ndërkaq ne jemi të interesuar të luftojmë krimin dhe bandat kriminale, brenda shtetit tonë, të kujtdo qofshin ato.

Kurdo që lufta kundër krimit po shpërfaq që ushtrimi legjitim i kompetencave në vendin tonë është në dobi të secilit qytetar pavarësisht etnisë, Serbia me në krye Vuçiçin, po tenton me çdo kusht të cenojë vlerat demokratike që shteti ynë ka promovuar dhe do të vazhdojë të mbrojë.

Andaj, ne nuk do të ndalemi drejt mbrojtjes së këtyre vlerave demokratike dhe të qenurit pranë të gjithë qytetarëve tanë pa dallim, pavarësisht tendencave kërcënuese.", shkruan Sveçla në Facebook.

Ora 12:25
Mediat e kontrolluara nga pushteti në Serbi me lajme nxitëse dhe propagandë të shtuar për situatën në veri të Kosovës

Ka javë që mediat e kontrolluara në Serbi janë kthyer në propaganduesit dhe nxitësit kryesor të shtimit të tensioneve në pjesën veriore të Kosovës ku jetojnë serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe nacionalite tjera.

Madje këto media që janë të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë shtuar propagandën e tyre gjatë dy javëve të fundit duke publikuar informacione se fillimisht se “Policia e Kosovës ka hyrë me dhunë te Liqeni i Ujmanit”, që “Ushtria e Kosovës po bëhet gati për të hyrë në veri” etj.

Dhe natyrisht kjo nuk është hera e parë, dhe aty nuk ka asgjë të vërtetë pos nxitjes e shtimit të tensioneve.

Madje mediat që njihen si të afërta me pushtetin e kontrolluar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç janë duke terrorizuar opinionin serb dhe qytetarët e nacionalitetit serb në Kosovë me lajme e dezinformata që fare nuk janë në realitet të tilla.

Shumica prej këtyre shkrimeve kanë përdorur edhe gjuhë fyese, kërcënuese ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Autoritetet në Prishtinë janë bërë gati për ndërhyrje në veri me 1500 trupa”… Natyrisht nuk ndodhi ashtu dhe e pakonfirmuar.

“Kurti do të sulmojë veriun”… Nuk ndodhi ashtu!

‘Kurti ka bërë gati ushtrinë, po përgatit ndërhyrje me 1500 persona”. Natyrisht të gjitha këto informata në këto media nuk kanë qenë të vërteta./ Telegrafi

Ora 10:17
Albin Kurti: Situata në veri nuk mund të zgjasë me muaj! Nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat, ne do ta bëjmë

“Nuk mund të zgjasë me muaj. Nuk mundet për javë të tëra. Mund të zgjasë vetëm me ditë”, kështu e ka komentuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti situatën në veri të Kosovës gjatë interviste për televizionin boshnjak “O Kanal”, shkruan "Istraga".

Kryeministri i Kosovës tha se vendosja e barrikadave në veri të vendit janë episodi i dytë i serbëve pasi largimit nga institucionet e vendit.

“E kemi policinë tonë në veri, e cila tani është më prezente se më parë. Por ne kemi edhe njëmbëdhjetë barrikada. Këto barrikada ishin episodi i dytë i episodit të parë, që ishte se serbët nga veriu morën urdhër nga Beogradi që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.”, është shprehur Kurti.

Kurti ka thënë se Serbia ka traditë vetëm për lufta dhe jo për demonstrata.

“Gjatë shekullit të njëzetë, Serbia ka shumë më tepër traditë për luftë sesa për demonstrata”, tha Kurti.

“Nga ana tjetër, ata janë gjithashtu të pafuqishëm në kuptimin që nuk dinë asgjë tjetër. Ata nuk janë krijues. Ata nuk dinë gjë tjetër veçse të përsërisin gabimet e viteve nëntëdhjetë kur ndërtuan barrikada në Bosnje dhe Kroaci. Pra, në një farë mënyre dinë vetëm të përsëriten. Por nëse e përsëritni veten, atëherë po e vendosni veten për dështim.”, është përgjigjur Kurti kur u pyet se për barrikadat.

Kurti pret që KFOR të largojë barrikadat sa më parë, në të kundërtën Kosova do duhet t’i heq ato.

“Kemi kërkuar nga KFOR-i para Krishtlindjeve. Dhe na vjen shumë keq që KFOR-i po e vonon këtë. Nuk e di pse po ngec dhe pse po e bën. As vetë nuk e di se çfarë bisedash kanë bërë atje. Por e di që kjo nuk mund të zgjasë shumë. Së shpejti do të kemi një takim me KFOR-in për të sqaruar gjithçka. Dhe nëse KFOR-i nuk është në gjendje t'i heqë barrikadat ose, për arsye të panjohura për mua, nuk do ta bëjë këtë, atëherë ne do të duhet ta bëjmë atë. Sepse barrikadat bllokojnë kryesisht serbët në veri. Ato janë shkelje dhe shtypje e rendit tonë kushtetues dhe ligjit dhe rendit tonë. Por në radhë të parë është kundër lirisë së lëvizjes.”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës tha po ashtu se nga autoritetet kosovare largimi i barrikadave është i mundur, megjithëse nuk dihet se çfarë reagime do të ketë ndaj policisë së Kosovës.

“Nga ana jonë është e mundur. Por ana tjetër është e panjohur për ne. Njerëzit janë me uniformë. Nuk e dini se si do të reagojë secili prej tyre kur të afrohet policia jonë. Unë di një gjë. Ata marrin direktiva nga Beogradi. Dhe ndërsa njerëzit ndryshojnë atje, është e qartë se ajo që është autonome dhe autentike nuk vjen nga vetë qytetarët.”, u shpreh ai.

Ora 09:42
Zyrtari serb: Kosova po bëhet gati të sulmojë gratë, pleqtë, fëmijët e burrat tanë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë Petar Petkoviç, tha se vendosja e njësive të ushtrisë dhe MPB-së në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake është “përgjigje ndaj kërcënimit të menjëhershëm të luftës” dhe asaj që po bën Kosova për të “kryer një sulm” në veri të Kosovës.

“Duke pasur parasysh se Kosova e ngriti gatishmërinë luftarake të forcave të sigurisë së Kosovës në nivelin më të lartë, duke i përgatitur ato njësi, tyta të gjata dhe automjete të blinduara për të sulmuar popullin serb në veri të Kosovës me qëllim që të sulmojnë gratë, pleqtë tanë, fëmijët, burrat, njerëzit tanë që vetëm në barrikada mbrojnë të drejtën e jetës së zhveshur”, theksoi Petkoviç në RTS.

Ai shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, “bën gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

“Ne jemi të gatshëm të ruajmë paqen, por edhe t'i përgjigjemi çdo lloj kërcënimi që vjen nga Prishtina”, tha Petkoviç për RTS. Ai theksoi se ato duhet të dinë se kanë pas vetes Serbinë, e cila është e gatshme të mbrojë jetën e popullit të saj. 

Petkoviç tha se populli serb nuk sulmon askënd, se ne nuk duam konflikte dhe se kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, dëshiron të sulmojë popullin serb duarzbathur.

Ora 09:17
Tensionet në veri të Kosovës jehonë në mediat ndërkombëtare, ‘BBC’: Serbia vendos në gatishmëri ushtrinë

Tensionet në veri të Kosovës janë bërë tashmë ‘jehonë’ edhe në mediat ndërkombëtare teksa raportojnë zhvillimet më të fundit të ndodhura në vend.

BBC raporton se ushtria serbe thotë se është në "nivelin e saj më të lartë të gatishmërisë luftarake" pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti Aleksandar Vuçiç thotë se do të “marr të gjitha masat për të mbrojtur popullin tonë dhe për të ruajtur Serbinë”.

Qeveria në Prishtinë nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto akuza, por më parë ka akuzuar Vuçiçin se po luan “lojëra” për të nxitur telashe

Bashkimi Evropian është përpjekur të ndërmjetësojë.

Blloku prej 27 anëtarësh po bën thirrje për "përmbajtje maksimale dhe veprim të menjëhershëm" dhe që krerët e Serbisë dhe Kosovës "të kontribuojnë personalisht për një zgjidhje politike".

Serbia refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

Kosova, e cila ka një shumicë dërrmuese shqiptare etnike, u shkëput nga Serbia pas një lufte në 1998-99.

NATO, e cila ka trupa paqeruajtëse në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin provokimet. BE-ja ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sulme ndaj policisë së BE-së ose akte kriminale.

Ora 07:48
Tjetër barrikadë në Mitrovicë të Veriut, banorët e kanë të pamundur lëvizjen e lirë

Një tjetër barrikadë është vendosur mëngjesin e sotëm në veri të Mitrovicës. Sipas mediave të Kosovës, një barrikadë e re prej tre kamionësh është vendosur në mëngjesin e së martës pranë një udhëkryqi afër shkollës teknike të qytetit.

Barrikada e re ua pamundëson lëvizjen e lirë në qytet banorëve të kësaj zone. Deri më tani sipa raportimeve kanë qenë 9 barrikada të vendosura në rrugët magjistrale.

M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bedri: 28/12/2022 06:40

    Mos e rruni fare,e rregullo Vjosa me Albinin kete pune.Edhe kete here si perhere.

    Përgjigju
  • Kasaba: 28/12/2022 04:29

    Interesante qe edhe liderat e Serbise nuk targetojne Kosoven por pikerisht Kurtin! Te jete koincidence valle se edhe Rama ka vite qe fut e bjer Kurtin targeton. Pse kane kaq frike xhenem, nga ai si individ jo se jo por ngase fitoi perkunder modeleve autokrate te korrupsionit kjo i djeg regjimeve mafioze te Beogradit dhe Tiranes. Kane hall se mos perhapet moda dhe u ngelet menderja pa karrige.

    Përgjigju
  • Lali Veri: 28/12/2022 02:59

    Ktyne servet erdh hakut vetem Franjo Tuđman. Ky i joni mos haje shum se ne jemi pa ushtri! Ngjove re pallosh groshe! Or ti qe sje ma i miri por edhe ma te mire se ty ska por qe je pa ushtri.

    Përgjigju
  • Alb: 28/12/2022 00:21

    Shqipnija e madhe po vjen.

    Përgjigju
  • Lala: 27/12/2022 23:00

    Albino i ka ber llogarit mir pavaresisht se esht keine e vogel.e para shqiperia vend anetar i NATO ka te shkruar ne kushtetut se esht e obliguar te mbroj shqiptaret Edhe jasht kufinjve.rrjedhimisht shtetasir Kosovare me kombesi SHQIPTARE me light mnrohen NGA vendi ame.e near me sulmohemi NGA serbi Duke zbatuar obligimet kushtetuese te RSH Nato ka per detyre te futet e te ndihmoj shqiperine....pastaj esht Edhe rusi verdall e si gjithmon lufta boterore filling NGA serbet ne ballkan.historia perseritet

    Përgjigju
  • Beni: 27/12/2022 17:12

    Ky debili Kurti po leh si puna e qenit kone kur jane lidhur pitbullat , pse nuk fillon te ulesh me kembe ne toke dhe te krijosh maredhenie te mira por behesh cdo dite agresiv ? Dua te t shikoj mos te kesh mbeshtetjen e Europes dhe Amerikes se cfare do te besh o trim i trimave , por kam frike se do tja futesh vrapit per te ardhur ne Shqiperi !

    Përgjigju
    • Arbërori: 27/12/2022 22:51

      Të ia hash Kurtit o debil i pështirë shqipfolës

  • Arbërori: 27/12/2022 16:53

    Ahhh fashist qetnik duke të prit jemi….

    Përgjigju
    • Arberori: 28/12/2022 07:34

      Hahahahhahahahahaaahhaha Trimat Arberor keto. Po ckeni bere Ju mo Trima. Vetem troje Shqipetare e me Shqipetar keni bo lufte, per hesape te Grekut dhe Serbit. Asnjehere skeni pushtuar vende tjera. Ziheni si Gjela, kaq. Kshuqe mos u fryni si Pula te pakten, Kakarisni

  • Tata: 27/12/2022 09:21

    Duhet te behen komuna autonome,si kudo,kur shtetet nuk i administrojne dot me force. Pse lejojne te marrin rroga e pensione nga serbia? I paguajne dot kosova apo uuurrrraaaa tund nje flamur e hame dhalle? Te quhesh shtet duhet qe edhe te BEHESH shtet

    Përgjigju
    • XXL: 27/12/2022 11:56

      Tata...me këtë "logjikë" edhe Presheva duhet të bëhet autonome! Apo mqs Serbia e kontrollon me forcë dhe është shtet të lihet siç është!! Po të jetë për forcë mbase Serbia do të sundonte akoma dhe Kosovën! E pranon ti? Hajt TUNG!

    • Valbona: 27/12/2022 09:56

      Keshtu ndodh kur vendi drejtohet nga dy persona megaloman, qe i bene deri tani karshillek shha dhe be !

  • Arbërori: 27/12/2022 08:16

    Edvin shkjau shqipfolës dhe Vucici janë terbuar fare, trurin e kan derguar në Mosk

    Përgjigju
    • Drejtesia popullore: 27/12/2022 23:33

      Idiot, hero ne boshllek. Shko e lufto. Po Rama nuk ka se cfare hyn me barrikadat. Ke zhavor e mut ne vend te trurit.

    • Tata: 27/12/2022 09:26

      Po turp ske? Injorant,kurre ska te drejte dhuna. Kosovaret nuk jane me te mire se serbet,jane njerez te gjithe,por kur mendon se vetem ti ke te drejte,te ka ik truri vertete.

    • asolingo: 27/12/2022 09:22

      Kur flet goja para llogjikes komenti kthehet ne idiotizem.

    • Turi: 27/12/2022 08:55

      Po qenke vertet vemje. Shko mbro vendin o trim tastiere, se ma rob q…. Se ty nuk paska

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë