Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi në Bled të Sllovenisë se Kosova, më 4 shtator, do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare duke filluar me kërkesën për tu bërë pjesë e INTERPOL-i, UNESCO dhe Këshillit të Evropës. Me këtë hap presidenti serb deklaroi se Kosova, do të ndalojë plotësisht zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se një gjë e tillë “do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon”.
“Puna jonë është të përgatitemi dhe t'i përgjigjemi kësaj", tha Vuçiç.
Në Forumin Strategjik në Bled, Vuçiç u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe deklaroi se bisedimet Kosovë-Serbi do të jenë në nivel teknik.
“Presim së shpejti edhe vizitën e Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd”, tha Vuçiç.
Nën ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Më 4 shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike. Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për moratorium njëvjeçar mbi kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord që të heqë dorë nga fushata për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
Dialogu/ Petkoviç: Komisioni i Përbashkët për personat e zhdukur nis punën në janar, Kosova s'do që të hapë arkivat e UÇK
19 Dhjetor, 09:56
-
Dialogu/ Laçak flet pas takimeve në Bruksel: Të themelohet Asociacioni, Serbia të njohë simbolet e Kosovës
18 Dhjetor, 11:20
-
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
17 Dhjetor, 16:30
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Amnesty International: Serbia instaloi programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve e aktivistëve
16 Dhjetor, 09:32
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Serbi/ Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
14 Dhjetor, 07:17
Ahhh or i mjerë shumë shpejt do ta vrasësve veten me dorën tënde…
Përgjigju